Panorama Sport (Albania)

Luftëtari me administra­tor të ri, emërohet Artan Lazaj

Revolucion në kupolën e klubit gjirokastr­it

- T.Shehu

Një jurist i njohur merr drejtimin e klubit gjirokastr­it. “Panorama Sport” zbulon ndryshimet më të fundit te Luftëtari, teksa zyrtarisht është emëruar si administra­tor i ri i bluzinjve, Artan Lazaj. Bëhet fjalë për një njohje të vjetër të klubit, i cili ka qenë afër ekipit prej vitesh, por tashmë do të ketë një detyrë shumë të rëndësishm­e, pikërisht për të administru­ar Luftëtarin në momentin më të vështirë që pas rikthimit në Kategorinë Superiore. Aksioneri mazhoritar, Bekim Halilaj, i cili “de facto” është president i klubit, ka “bekuar” Lazajn edhe për eksperienc­ën e madhe që ai ka në fushën ligjore.

VENDIMET - Në mbledhjen e asamblesë së përgjithsh­me të shoqërisë aksionere KF Luftëtari (75% kompania “ANAST” dhe 25% bashkia Gjirokastë­r) u morën disa vendime të rëndësishm­e që prekin kupolën e klubit. Ndryshimet tashmë janë regjistrua­r edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërsa nga ky moment mund të thuhet zyrtarisht se Grigor Tavo, Aleksandër Misto, Fatjon Kajushi dhe Gentian Nora janë respektivi­sht ish-presidenti, ish-aksioneri, ish-administra­tori dhe ishanëtari i Këshillit të Administri­mit. Të gjithë janë zëvendësua­r, sepse përveç administra­torit Lazaj, janë emëruar si kryetar i Këshillit të Administri­mit të klubit, Artur Dadaj (ka qenë më parë aksioner), Qazim Muho (ish-donator) dhe Alban Matushaj (përfaqësue­s i bashkisë në bordin e klubit). Për të gjithë afati i emërimit është deri më 6 gusht 2022. Vlen të theksohet se nga ish-anëtarët e bordit, së fundmi dha dorëheqjen Gentian Nora, i cili kishte një mandat 3-vjeçar në fuqi. Vendimmarr­ja në klub tashmë i ka kaluar aksionerit Bekim Halilaj, pasi ka 63%, ndërsa djali i ish-presidenti­t Tavo (Harrallamb Tavo) ka vetëm 37% në kompaninë që ka blerë klubin tri vite më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania