Panorama Sport (Albania)

Bylisi nuk përmbahet, gati firma me Isli Hidin

Ekskluzive/ Ora e vonë, drejtuesit gjejnë akordin me portierin tiranas

-

Pas mbrojtësit Ditmar Bicaj, goditja e madhe e Bylistit pritet të jetë portieri tiranas, Isli Hidi, i cili mbylli sezonin te Teuta. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se 38-vjeçari ka biseduar dje në mbrëmje me drejtuesit e klubit dhe sot pritet të firmosë. Në Ballsh besojnë se do të bëjnë edhe tri përforcime cilësore. Një mbrojtës, një mesfushor qendre dhe një sulmues priten në ekipin mallakastr­iot. Me këta tre futbollist­ë, skuadra e Bylisit hyn në garë e konsolidua­r.

MERKATO- Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, shquhet për zbulimin e talenteve nga tregu vendës dhe ai i huaj. Ndaj dhe në Ballsh do të aktivizojn­ë këtë sezon talente nga Nigeria për herë të parë në elitë si: Antoni ka zhvilluar Bylisi deri tani kundër ekipeve si Lushnja, Apolonia, Orikumi (dy herë), Tirana, Besa e Kavajës si dhe Skënderbeu në fundjavën e shkuar.

e Frank, pa harruar sulmuesin nga Mali, Saliu Guindo apo futbollist­in e Shpresave U-21 nga Azerbajxha­ni Eltun Turabov. Eridon Qardaku një talent shkodran është afruar në kuadër të projektit ashtu sikurse edhe Ergys Peposhi. Pa harruar edhe lojtarë me kualitet e të afirmuar si Talevski, portieri nga Maqedonia apo dhe Ndreca e Ditmar Bicaj. Është edhe kuarteti i vjetshëm me Janku, Ardit Peposhi, Murataj apo Barjamaj e mesfushori­n e talentuar Hadroj, më pas Ardit Jaupaj e Ujka apo ballshiotë­t Ymeralilaj e Aliaj si dhe portierin Dramolli.

SITUATA - Ballshiotë­t kanë hyrë në javën e dytë të muajit të dytë të fazës përgatitor­e verore, e cila ka qenë mikse me ushtrime të larmishme në kompleksin "Bylis", por edhe në stadiumin "Adush Muça". Po kështu janë zhvilluar edhe shumë ndeshje miqësore me skuadra të Kategorisë së Parë, por edhe Superiores. Bylisi deri tani ka zhvilluar shtatë miqësore me ekipe si Lushnja, Apolonia, Orikumi (dy herë), Tirana, Besa e Kavajës si dhe Skënderbeu në fundjavën e shkuar.

 ??  ?? Isli Hidi
Isli Hidi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania