Panorama Sport (Albania)

Merkato me vogëlushë, mungojnë afrimet “big” në Elbasan

Verdheblut­ë e kanë shumë të vështirë të afrojnë lojtarë me përvojë

- Vladimir Mema

Elbasani ka mbyllur javën e parë të përgatitje­ve nën drejtimin e dyshes së teknikëve Lleshanaku-Dushku. Me verdheblut­ë janë stërvitur vetëm një pjesë e vogël e futbollist­ëve të sezonit të kaluar dhe lojtarë që kanë ardhur nga moshat. Kanë munguar emrat me peshë, ndërkohë që nuk është parë asnjë prurje e re në stërvitje. Në javën e parë kanë dalë në stërvitje vetëm 20vjeçarët, por gjithsesi në klub shohin pozitiv faktin që të paktën skuadra ka zbritur në fushë. Afrimet e reja priten gjatë ditëve në vijim, ndonëse ende nuk janë lakuar emra lojtarësh.

AKSIONET – Edhe pse përgatitje­t startuan në kampin verdheblu, duket se e gjithë vëmendja është e lidhur me aksionet. Edhe skuadra e edicionit të ardhshëm pritet të varet shumë prej tyre, ndonëse për momentin nuk është hedhur “dritë”. Burime pranë klubit elbasanas pohojnë se aktualisht drejtuesit po punojnë në dy fronte sa i përket kësaj çështjeje. Së pari, janë ende në pritje të gjyqit dhe nuk i kanë humbur shpresat se çdo do të mbyllet para startimit të sezonit. Zgjatjes pa mbarim duket se po i vjen fundi dhe po kjo do t’i hapë rrugën klubit për të nxjerrë sërish në shitje aksionet. Së dyti, edhe sa i përket shitjes së tyre, vazhdojnë bisedimet me biznesmenë të interesuar, të cilët fillimisht mund të hyjnë në lojë si donatorë, deri në momentin kur të mbyllet gjyqi. Elbasanasi­t janë në pritje të zhvillimev­e të reja, por nëse nuk ka të tilla sa u përket aksioneve, atëherë skuadra e sezonit të ardhshëm do të luftojë thjesht për mbijetesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania