Panorama Sport (Albania)

Miho: Grupi A më i fortë, Apolonia e favorizuar

“Jam kundër ndryshimev­e të shumta brenda një sezoni”

- BUJAR RAMA

Kategoria e Parë, ndry shimi i formulës, gara dhe rivaliteti i pritshëm në dy grupet e këtij kampionati, vlerësimi dhe parashikim­i për Apoloninë, janë objekt i intervistë­s së ishtrajner­it të skuadrës fierake, Marjol Miho. 36-vjeçari aktualisht është trajner i Kombëtares U-15 të zonës së jugut dhe ka dhënë edhe një opinion edhe për rolin e trajnerëve të rinj në futbollin shqiptar.

Miho, kampionati i Kategorisë së Parë ka pësuar disa ndryshime këtë sezon. Sipas jush, çfarë impakti mund të sjellin këto ndryshime?

Mendoj se do të ketë impakte pozitive dhe e kam thënë edhe më parë se duhej ndërhyrë më herët. Këto përmirësim­e kanë qenë domosdoshm­ëri për rritjen e cilësisë së futbollit dhe nivelit të garës në këtë kompeticio­n, pasi them se do të ketë më tepër konkurrenc­ë.

A ka nevojë për përmirësim­e të mëtejshme kjo formulë?

Asnjëherë nuk ka të mirë absolute, ndaj kam mendimin se mbetet për t’u përsosur më tej modaliteti i kësaj kategorie. Sipas opinionit tim, mbase do të qe më i pranueshëm një kampionat me 16 skuadra dhe vetëm dy faza.

Në cilin nga grupet e Kategorisë së Parë shihni garë më të ndezur?

I kam ndjekur me vëmendje të dyja grupet dhe lëvizjet që po bëjnë skuadrat. Grupi i veriut

shoh se ka më shumë konkurrenc­ë. Veç Besëlidhje­s dhe Kastriotit, edhe Erzeni, Tërbuni dhe Korabi po fuqizohen. Grupi i jugut është më i dobët se vjet, nuk ka një ekip si Bylisi, i mirëinvest­uar dhe me përvojë, Besa është më e dobët se vjet, Pogradeci gjithashtu. Mendoj se ka rënë cilësia dhe konkurrenc­a në këtë grup.

Apolonia, me shumë ndryshime në përbërje edhe këtë sezon...

Në fakt, jam kundër ndryshimev­e të shumta në një skuadër dhe e kam theksuar edhe më parë se jam “partizan” i projekteve 3-5 vjet dhe me pak ndryshime cilësore të përvitshme që janë të nevojshme. Ndryshimet e shumta asnjëherë nuk janë pozitive.

Fierakët kanë zgjedhur për trajner Artan Mërgjyshin. Deri ku mund të shkojë kjo skuadër, duke pasur parasysh edhe përbërjen e Grupit B?

Besoj se me Artan Mërgjyshin është bërë zgjedhja e duhur, pasi është një nga trajnerët më të mirë. Kam punuar me të, ia njoh filozofinë dhe do t’i uroja shumë fat dhe suksese! Apolonia ka pasur eksod, por ka bërë edhe disa goditje të mira, si Sharavolli që e kërkuam edhe vjet apo edhe Branica. E shoh si një sezon të favorshëm që Apolonia të ngjitet në Superligë dhe do ia uroj me gjithë shpirt.

Vitet e fundit është shtuar numri i trajnerëve të rinj ku bëni pjesë edhe ju. Çfarë i sjell

futbollit shqiptar ky fakt?

Kur ka dëshirë dhe përkushtim, trajnerët e rinj sjellin një frymë ndryshe dhe që i shërben futbollit në tërësi. Nuk mungojnë emrat e trajnerëve të rinj që kanë qenë të suksesshëm si në Superligë, ashtu dhe në kategori të tjera. Por masivizimi ka dhe problemati­kën e vet dhe ka edhe raste kur lihet për të dëshiruar, sidomos në ekipet e moshave. Gjithsesi, trendi i përgjithsh­ëm është pozitiv.

Pas Apolonisë, a keni pasur oferta për të drejtuar skuadra të tjera? Ju miklon stoli, dëshira për të trajnuar një tjetër ekip të rriturish?

Padyshim që më josh, pasi ky është profesioni im. Kam pasur 2-3 oferta nga ekipe të Kategorisë së Parë, por nuk më ka bindur projekti, pasi dua një projekt afatmesëm ose afatgjatë, siç ju thashë më lart. Jam në tratativa dhe kam një ofertë nga një tjetër skuadër këto ditë, por do të vendos pasi ta shqyrtoj me vëmendje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania