Panorama Sport (Albania)

Çekiçi i pandalshëm në Slloveni, Ismajli protagonis­t në një penallti

Fantazisti shënon sërish, Balajt i zgjat pak shkëlqimi në Austri

-

Endri Çekiçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionati­n slloven. Mesfushori pogradecar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në përballjen ndaj Rudarit ku skuadra e tij, Olimpja Lubjana, triumfoi me rezultatin e pastër 0-3. Ky ishte goli i dytë në kampionat për 23vjeçarin, pas atij të shënuar në javën e parë ndaj Bravos. Me triumfin e arritur, skuadra e Çekiçit u ngjit në vendin e parë në kuotën e 13 pikëve duke kryesuar e vetme kampionati­n pas përfundimi­t të javës së pestë. Sfidën e radhës Olimpja Lubjana do e luajë përsëri në transfertë, kësaj here ndaj një rivali të vështirë në letër si Aluminij, që renditet në vendin e dytë.

KROACI - Fundjava ka vijuar me paraqitjen e legjionarë­ve, teksa dje mbrojtësi kuqezi ka qenë protagonis­t jo pozitiv për skuadrën e tij. Hajduk Split është mundur 2-1 nga Slaven Belupo në një sfidë ku të dyja ekipet e kanë mbyllur me dhjetë vetë. Puvlin shënoi për vendësit në pjesën e parë dhe

Kërstanovi­ç në të 84-ën minutë me penallti. 11-metërsh i shkaktuar nga Ardian Ismajli, i cili në disa prej mediave kroate është raportuar edhe si rast i dyshimtë për vendimin e arbitrit të ndeshjes. Mbrojtësi i Kombëtares është ndëshkuar me karton të verdhë në këtë moment.

SULMUESI - Në Austri, Bekim Balaj e nisi me këmbën e mbarë aventurën me Shturm Grac, teksa shënoi që në debutim duke i dhënë fitoren skuadrës. Mirëpo dje shkodrani ka dalë me disfatë nga fusha e lojës, humbje minimale e skuadrës së sulmuesit kuqezi në transfertë ndaj Hartberg me Tadiç që ka vendosur sfidën në të 64-ën minutë duke shndërruar në gol një penallti.

ZVICËR - Taulant Seferi dhe Ermir Lenjani kanë luajtur thuajse njësoj në sfidat që skuadrat e tyre kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme. Sion fitoi 0-1 në transfertë ndaj Luganos me gol të Iaitingas në minutën e 86-të, ndërkohë që mesfushori i Kombëtares u zëvendësua nga fusha e lojës në minutën e 55-të. Vetëm 3 minuta më herët, në të 52-tën, Taulant Seferi la fushën e lojës në përballjen që luhej në të njëjtën orë mes Zyrih dhe Ksamaks, e cila përfundoi 2-2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania