Panorama Sport (Albania)

Shqipëria e mbyll me humbje 4-0, por fiton bomberin Muçi

-

Kombëtarja U-19 e ka mbyllur në vend të gjashtë kompeticio­nin e zhvilluar në Zagreb të Kroacisë në “Mladen Ramljak Internatio­nal Tournament”. Dje ka qenë ndeshja e katërt në këtë turne miqësor për kuqezinjtë, teksa e kanë humbur me rezultatin e thellë 0-4 nga përfaqësue­sja e 19-vjeçarëve kroatë. Kuqezinjtë e vegjël kanë pësuar nga dy gola për çdo pjesë loje duke dalë në vend të gjashtë në këtë kompeticio­n me tetë skuadra pjesëmarrë­se dhe ndeshje të zhvilluara që nga data 8 gusht e në vazhdim. Për skuadrën kroate, Buble ka shënuar në të 32-ën minutë dhe Bërniç ka dyfishuar katër minuta më vonë. Rezultat që ka mjaftuar për pjesën e parë të këtij takimi. Më tej, në të dytën ka qenë sërish Buble që ka shënuar, duke realizuar të dytin personal dhe të tretin për shifrat e takimit. Kroacia i ka mbyllur llogaritë me një gol në minutën e 55-të, duke i dhënë fund me disfatë kompeticio­nit për kuqezinjtë e vegjël. BOMBERI - Në këtë kompeticio­n ra në sy paraqitja e shkëlqyer e Ernest Muçit, futbollist­it të Tiranës që shënoi në humbjen 2-1 ndaj Real Madridit, në humbjen 2-1 nga Dinamo Zagreb dhe një gol me penallti në fitoren 2-1 ndaj Olimpja Lubjanës. Sulmuesi i bardhebluv­e e nisi me shiritin e kapitenit në përballjen e fundit ndaj kroatëve gjatë ditës së djeshme. Një lojtar me potencial, jo vetëm për bardheblku­të e Tiranës që e kanë nën pronësi, por edhe për Kombëtaren shqiptare. Është pak të thuash që për të në vijim duhet të ketë ftesë edhe nga Kombëtarja U-21, pavarësish­t se ndeshjet e deritanish­me ishin vetëm miqësore. Me formën që po tregon, është momenti që bomberi të marrë mbështetje­n e duhur në hallkat e ekipeve kombëtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania