Panorama Sport (Albania)

Leonardo do Xhixhon, PSG u druhet gafave “alla Bufon”

-

Sipas “Il Quotidiano Sportivo”, francezët janë shumë pranë formalizim­it të një oferte për portierin e Milanit. 50-60 milionë euro pritet të jetë shifra ku do të rrotullohe­t propozimi parizien. Përveçse të gjitha milionat e ardhur nga kulla “Eiffel” do të shënonin një fitim të pastër, kuqezinjtë do të kishin edhe një kursim të ndjeshëm në aspektin e borderosë. Mes pagës dhe taksave, Donaruma i kushton Milanit çdo vit thuajse 15 milionë euro. Largimi i tij do të përfshinte edhe atë të vëllait Antonio që arkëton çdo vit një milion euro, por fushën nuk e sheh thuajse kurrë. Teksa mediat flasin për ofensivën pariziene në drejtim të gardianit të “Djallit”, trajneri i PSG-së mohon gjithçka. Duke folur në prag të sfidës së djeshme kundër Nim, i pyetur mbi Xhixhon, Tomas Tuhel u përgjigj: “Kam aq respekt për klubet e tjera sa të mos flas për futbollist­ë që nuk i stërvit unë. Nuk është një lojtar i PSGsë dhe nuk mund të them asgjë lidhur me Donarumën”. ALTERNATIV­AT – Në Paris kanë dyshime mbi Xhixhon dhe ato lidhen me përvojën. Të zhgënjyer nga sezoni i Xhixhi Bufonit, drejtuesit e PSG-së po mendohen mirë për 20-vjeçarin e Milanit, i cili nuk ka aspak përvojë në Ligën e Kampioneve, një kompeticio­n që skuadra e Tuhel në vitin e kaluar u dëmtua pikërisht nga paraqitja e 42-vjeçarit në ndeshjen kundër Junajtidit. Teksa Leonardo studion goditjen edhe te Milani nuk qëndrojnë duarkryq. Mediat spanjolle raportojnë se kuqezinjtë kërkojnë portierë në Madrid dhe pasardhësi i Donarumës mund të jetë njëri mes Keilor Navasit dhe Andrij Luninit. I pari kushton shumë, ndërsa i dyti nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me “Los Blancos”, të cilët në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e huazuan te Leganes, ku nuk grumbulloi dot më shumë se pesë prezenca. Në listë është edhe Matia Perin, por riaftësimi i tij që parashikoh­et për në tetor step kuqezinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania