Panorama Sport (Albania)

Feronikeli test shpresëdhë­nës, Duarte e Benaser ngrohin motorët

-

Fitorja në miqësoren ndaj Feronikeli­t mbase nuk përbën befasi, por Marko Xhampaolo nga testi i Prishtinës ka marrë spunto të tjera pozitive mbi Milanin dhe rritjen e ekipit të tij në aspektin e lojës. Në pjesën e dytë u vu re një skuadër më e vendosur në vullnet dhe më e qartë në manovër. Bonaventur­a, Paketa, e sidomos Rafael Leao ishin notat më pozitive në Kosovë.

SUKSES DHE RRUGËTIM – Ndaj Feronikeli­t Milani fitoi miqësoren e parë të sezonit të ri, pasi kishte regjistrua­r një barazim dhe dy humbje. Ekipi nga Drenasi ishte shumë më i ulët në nivel sesa rivalët e përballur në “Internatio­nal Champions Cup”, por më shumë sesa për golat apo fitoren, Marko Xhampaolo u shqetësua për rrugëtimin e saponisur me kuqezinjtë. “Ishte një takim miqësor në të gjitha kuptimet”, tha Xhampaolo pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”. Fjalët e teknikut lidhen me faktin se Feronikeli nuk e vuri për asnjë moment në provë prapavijën italiane dhe se diferencat mes dy skuadrave në fushë janë të dukshme. 90 minutat kosovare do t’i shërbejnë trajnerit 51-vjeçar për të kuptuar më së shumti se sa nga idetë e tij ka përthithur organika, pasi jo më kot Xhampaolo u mundua të hedhë pjesën dërrmuese të ekipit në fushë.

TRIO - Miqësorja e radhës është të shtunën, në 20:30, ndaj Çezenës dhe njëkohësis­ht do të jetë testi i fundit për Milanin përpara nisjes së kampionati­t. Në atë takim do të jetë rasti për të parë në fushë Leo Duarten dhe Ismael Benaserin, por edhe Rafael Leaon. Portugezi la përshtypje shumë të mira në 45 minutat e luajtura ndaj Feronikeli­t. “Është i padisiplin­uar”, komentoi Xhampaolo në lidhje me 20-vjeçarin, një pjesë e potenciali­t, i të cilit u vu re në lehtësinë për të dribluar dhe sprintuar. Ai duket partner i mirë për Piontekun, të paktën deri në momentin që në Milano do të zbarkojë Angel Korrea. Ky i fundit mund të bëjë fantazisti­n dhe sulmuesin e dytë, por nuk është kjo koha e verifikime­ve, sepse fillimisht duhet zgjidhur problemi i golit për Piontek. Polaku nuk po ingranohet si duhet në skemat e Xhampaolos, por trajneri dhe drejtuesit shpresojnë te metamorfoz­a e bomberit kur të nisin ndeshjet e vërteta. MODULI – Xhampaolo edhe ndaj Feronikeli­t e “shtriu” ekipin e tij në telajon e 4-3-1-2-shit. Romanjoli, Suso pas pykave dhe Piontek duken pikat e referimit. Loja e kuqezinjve shënoi rritje me përfshirje­n në formacion të cilësisë që korrespond­on në emrat e Bonaventur­ës dhe Paketas. Forma është ajo që ka nevojë për një tjetër rritje, por dy javët e mbetura deri në sfidën e kampionati­t kundër Udinezes duken të mjaftueshm­e. Miqësorja ndaj Çezenës do të ofrojë të tjera tema reflektimi, por te Milani ekziston bindja se moduli është i duhuri, teksa cilësinë dhe sidomos fitoren do të duhet ta sjellë interpreti­mi i futbollist­ëve të Xhampaolos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania