Panorama Sport (Albania)

Reali nuk ka mbrojtje, Roma e mund me penallti

-

Reali i Madridit është një oqean me probleme, por me sa duket pika më e dobët konfirmohe­t mbrojtja. As ndryshimi i modulit taktik nga ana e Zinedin Zidanit, i cili kaloi nga 4-3-3 apo 4-4-2 në 3-5-2, nuk ka mundur t'u japë zgjidhje lagunave apo kanioneve që lë në prapavijë formacioni spanjoll, defekt që e konfirmoi mbrëmjen e djeshme, në stadiumin "Olimpiko", edhe Roma. Miqësorja e fundit verore për të dyja skuadrat ka përfunduar në barazim 2-2, por nga pika e penalltive janë treguar më të saktë italianët, që në fund kanë merituar edhe trofeun "Marbel Green Cup". Dhe ta mendosh se Reali e nisi mbarë, me një gol spektakola­r, në minutën e 16 të takimit, por Peroti ka ditur që t'i përgjigjet mjaft shpejt braziliani­t. Në minutën e 34-të, i ftuar nga Zaniolo me një asist, mesfushori argjentina­s dërgoi shifrat në 11, por ende pa shuar mirë euforinë e barazimit, Kasemiro rigjen avantazhin në të 39-ën. Gjithsesi, kundërpërg­jigjja e Romës është po aq e shpejtë, sepse Xheko, kur nuk kishte kaluar ende një minutë, boshnjaku rikthen baraspeshë­n dhe dërgon në "paqe" të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes. Në të dyja rastet e golave për italianët, mbrojtja e Realit u tregua thjesht amatore për hapësirat që la. Në fraksionin e dytë të lojës, më shumë sesa paraqitja në fushë e të dyja skuadrave, vëmendja u përqendrua te zbritja në terren e Garet Bejlit, me uellsianin që pati dy rastet më të pastra për të shënuar, por që në të dyja ato shpërdoroi. Pas kohës së rregullt, miqësorja parashikon­te goditjen e penalltive, por nëse për Romën, Kolarov, Ynder, Antonuci, Kristante dhe Spinacola u treguan të akullt, Reali i Madridit u tradhtua nga lojtari më i mirë i ndeshjes, Marselo, i cili humbi 11metërshi­n e fundit, pasi në katër të parat, Kros, Isko, Bejl e Modriç kishin tundur rrjetën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania