Panorama Sport (Albania)

Barça ia ofron Interit, do 50 mln € për Rakitiç

Kërkesa ekonomike tremb, edhe lojtari s'duket entuziast

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Embyllën me sukses për Romelu Lukaun nga Mançester Junajtid, ndërsa sot mund të jetë edhe dita e Edin Xhekos. Drejtuesit e Interit duket se e kanë sistemuar siç duhet repartin e sulmit, por ndërkohë, deri në fund të merkatos do të provohet që të shtohet cilësi edhe në repartin e mesfushës pas largimeve të lojtarëve si Razha Naingolan, por edhe Ivan Perisiç e Zhoao Mario do përshëndes­in. Trajneri Antonio Konte ka nevojë edhe për një përforcim të rëndësishë­m në repartin që formon "shtyllën kurrizore" të skuadrës dhe të dy emrat që ai ka në kokën e tij, janë pjesë e Barcelonës. I pari është Arturo Vidal, "luftëtari" të cilin Antonio Konte do e donte në çdo "betejë" me vete pas aventurave që të dy kaluan në radhët e Juventusit, por

më shumë sesa kuraja dhe forca e kilianit, trajneri zikaltër ka nevojë për pak më shumë klas, që ia garanton Ivan Rakitiç. Mesfushori kroat tashmë shtyhet nga drejtuesit e klubit që të largohet nga "Camp Nou", por edhe pse ai ishte një ndër më besnikët e trajnerit Ernesto Valverde në dy sezonet e fundit, edhe ky i fundit duket i dorëzuar nga urdhri i prerë që ka marrë nga klubi. Deklarata e postmiqëso­res me Napolin e konfirmon këtë: "Ivan mund të jetë edhe këtë vit shumë i rëndësishë­m për ne, por nuk mund t'iu garantoj me 100 për qind se ai do të qëndrojë me ne. Këtë fakt do ta vulosë vetëm fundi i merkatos". Këto fjalë ishin sinjali i parë i shpresës për Interin, por për më shumë, vetë klubi katalanas i ka ftuar dje zikaltrit që të hapin bisedimet për Ivan Rakitiçin. Barcelona u ka dhënë leje italianëve që të mund të bisedojnë me mesfushori­n, i cili ka një kontratë me kuqeblutë deri në vitin 2021, por ndërkohë i kanë bërë të qartë Xhuzepe Marotës me shokë se nuk pranojnë më pak se 50 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit. Kjo shifër, menjëherë përbën një ngërç të madh për tratativën, gjithmonë nëse do të vonojnë që të vijnë 5 milionët e Bajernit për huazimin e Perisiçit, por pse jo edhe 20-25 nga shitja e mundshme e Zhoao Marios. Sigurisht që tratativën mund ta zhbllokont­e menjëherë një shitje e shpejtë e Mauro Ikardit, por nga ana tjetër, ajo që mban me frena dore Interin duket se është edhe dëshira e paktë e vetë Rakitiçit për t'u larguar nga Barcelona. Lojtari kërkon që të luajë shanset e veta me kuqeblutë, edhe pse ai e di mirë se sezonin e ardhshëm do ta nisë thjesht si një rezervë luksi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania