Panorama Sport (Albania)

Perisiç “sozia” e Sane, ja pse Bajerni zgjodhi kroatin

Interisti rikthehet në Bundesligë pas 4 sezonesh

-

Transferim­i i Ivan Perisiç te Bajerni i Mynihut duket se është vetëm çështje ditësh. "Sky" jep disa nga arsyet pse kroati mund të jetë një goditje me vlerë për gjermanët. Sipas "Tz", një gazetë e njohur bavareze, 30-vjeçari do të vijë në Mynih ditën e mërkurë, kur dhe do të kryejë vizitat mjekësore në prani të Volfrad Myler. Ivan Perisiç nuk ishte zgjedhja e parë për skuadrën e Niko Kovaçit, i cili kërkonte të sillte në Mynih vetëm Leroi Sanenë. Transferim­i i këtij të fundit dështoi në momentet e fundit, pas një dëmtimi që lojtari pësoi në ndeshjen e Superkupës ndaj Liverpulit. Përveç Perisiç, në listën e Hasan Salihamixh­iç janë edhe lojtarë të tjerë: si Timo Verner, Felipe Kutinjo, Stiven Bergvajn dhe Janik Karasko. Por, kroati duket se ka i bindur bavarezët më shumë, pasi kushton më pak dhe ka njohje të mira me Niko Kovaçin, në kohën kur ky i fundit ishte trajner te skuadra kombëtare e Kroacisë.

EKSPERT NË BUNDESLIGË

A është Perisiç në nivelin e Sanesë? Një vështrim te faktet tregojnë se ai nuk është një i huaj në kampionati­n gjerman. 30-vjeçari e njeh shumë mirë Bundesligë­n. Ashtu si Sane ka luajtur 112 ndeshje me skuadra si Borusia e Dortmundit dhe Volfsburgu­n, duke shënuar 27 gola. Sane në krahun tjetër ka luajtur vetëm 47 ndeshje, duke shënuar vetëm 11 gola për Shalken. Me Interin kroati luajti 163 ndeshje dhe shënoi 40 gola dhe 37 asiste. Bilanci i Sanesë te Mançester Siti është 39 gola në 134 ndeshje dhe 37 asiste. DY MENGJARASH­Ë

Bajerni kërkon një lojtar fleksibël që të luajë në krahun e majtë në vend të Kingslei Komanit. Por jo vetëm kaq, lojtari që do të veshë fanellën e 29 herë kampionëve të Gjermanisë duhet të jetë gjithashtu i gatshëm të luajë në krahun e djathtë, pozicion që momentalis­ht mbulohet nga Serge Gnabri. Perisiç dhe Sane janë më shumë lojtarë që luajnë në të majtë se në të djathtë. Por, kroati mund të jetë një alternativ­ë edhe sulmin e Bajernit në rast se do të mungonte Robert Levandovsk­i. Në kampionati­n gjerman, Perisiç luajti 66 ndeshje si në krahun e majtë dhe 24 në atë të djathtë. Tek Interi kjo shifër ishte me e lartë (127 herë në 163 ndeshje). Sane në kahun tjetër luajti 111 ndeshje në krahun e majtë nga 124 gjithsej. Në krahun e djathtë Leroi zhvilloi vetëm 8 takime. SAKRIFICA

"Ivan i tmerrshëm" ishte epiteti i tij në Milano. "Kur ai vrapon, më duket sikur po kalon një tren mallrash", shprehej ish-trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, në kohën kur stërviste kroatin. Perisiç i bënte të gjitha gjatë lojës, nga mbrojtës në sulmues. Një luftëtar i vërtetë, nga ata që jep shpirtin në fushën e lojës për skuadrën dhe që nuk kënaqet asnjëherë kur humbet. Pikërisht ajo që i mungon Bajernit në vitet e fundit. Edhe pse cilësitë e tij nuk janë prej lojtari të klasit të lartë, Ivan do të dijë të fitojë zemrat e tifozëve bavarezë, pavarësish­t se më parë ka luajtur për rivalët e Dortmundit. Në fund, ka rëndësi ajo çfarë jep për skuadrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania