Panorama Sport (Albania)

Kovaç e ka seriozisht: Nuk dua surpriza ndaj Kotbus

-

Kalimi në turin e dytë të Kupës së Gjermanisë pritet të jetë një formalitet për skuadrën e Bajer- nit të Mynihut. Këtë e ka të qartë edhe skuadra e Kotbusit, e cila do të presë sot bavarezët në shtëpinë e saj. Trajneri i Kotbus, Klaus Diter, nuk ishte shumë optimist në deklaratat e tij para ndeshjes, i cili tha se skuadra e tij do të bënte çdo gjë që diferencat në fushën e lojës të jenë sa më të vogla. "Nuk pres të ndodhë ndonjë çudi, ndaj u kam thënë lojtarëve të kenë kurajë dhe të luajnë përpara, pasi nuk kemi çfarë humbasim ndaj një kundërshta­ri si Bajerni. Tifozët duan të argëtohen dhe prandaj do të jenë të shumtë në numër. Le t'u dhurojmë atyre një natë të bukur", tha 54-vjeçari. Niko Kovaç, në krahun tjetër, iu përgjigj Diterit, më të cilin ka punuar te Herta e Belrinit në sezonin 1993-1994, duke thënë: "E njoh shumë mirë atë. Mënyra se si motivon skuadrën është fantastike. Por ne jemi Bajerni dhe duhet të tregojmë edhe këtë sezon se duam të shkojmë në finalen e Berlinit. Impenjimi duhet të jetë maksimal nga të gjithë, duke nisur nga unë, stafi im dhe lojtarët në fushën e lojës. Vështirësi­a në ndeshjet të këtij lloji është e madhe. Nuk ka rëndësi se ku dhe ndaj kujt luan. Kundërshta­ri është gjithmonë më i motivuar se ty", tha trajneri kroat. Bajerni do të udhëtojë në Kotbus me një skuadër pothuajse të plotë. Mungesa e vetme është mesfushori Havi Martinez. Lukas Hernandez do të jetë në stol dhe me shumë mundësi do të luajë disa minuta në pjesën e dytë, gjithmonë në varësi të rezultatit. Deri këtu nuk shihet asnjë arsye pse Bajerni do të komplikont­e kualifikim­in që në turin e parë të Kupës. Bavarezët janë kampionët në fuqi dhe nga ata pritet një reagim i shpejtë për të lënë pas humbjen në Superkupë ndaj Dortmundit në fundjavën e kaluar. "Të hënën (sot) nis një rrugëtim i ri për ne. Le të tregojmë forcën tonë të vërtetë", përfundoi trajneri kroat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania