Panorama Sport (Albania)

Frikë për jetën, Arsenali “burgos” Ozil dhe Kolashinac

Policia arreston dy persona, ruhen 24 orë në 24 me roje

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mesut Ozil dhe Sead Kolashi nac vazhdojnë të kalojnë ditë të vështira. Dyshja e Arsenalit, viktima të një tentative grabitjeje më 25 korrik, mungoi edhe në ndeshjen kundër Njukasëlli­t ditën e diel për shkaqe sigurie. "The Sun" mëson se ata ruhen 24 orë në 24 nga roje sigurie, pasi kanë përfunduar në mes të një lufte bandash. Dy grabitës me motorë dhe thika tentuan që t'u vidhnin orët e tyre të shtrenjta, teksa qarkulloni­n së bashku me gratë e tyre me Mercedesin e Ozilit në rrugët e Londrës muajin e shkuar. Vjedhja u shmang falë ndërhyrjes së mbrojtësit boshnjak, i cili u konfrontua trimërisht me grabitësit, të cilët u larguan pa marrë gjë. Por banditët jo vetëm që nuk janë trembur nga incidenti, por i kanë kërcënuar futbollist­ët se do t'u grabisin gjithçka kanë në shtëpi. Në këtë pikë, ka ndërhyrë një tjetër bandë nga Europa Lindore, e cila ka premtuar se do të marrë në mbrojtje lojtarët. Policia ka arrestuar dy keqbërës në shtëpinë e futbollist­it gjermano-turk javën e shkuar. E tmerruar nga situata, bashkëshor­tja e Kolashinac, Bela, ka shkuar në Gjermani dhe ka premtuar se nuk do të rikthehet më kurrë. Klubi i Arsenalit njoftoi ditën e djeshme se ata do të mungonin kundër Njukasëlli­t për shkak të "incidentev­e me sigurinë". Dy shokët e ngushtë, tashmë ruhen gjatë 24 orëve nga roje sigurie, ndërsa policia vijon hetimet për të vënë shantazhue­sit përpara drejtësisë. "Kolashinac ka shumë miq në Londrën Veriore dhe lojtarët janë shumë të famshëm. Tentativa për t'i grabitur shokoi shumë njerëz", tha një burim për "The Sun", i cili tregoi se përplasjet mes bandave bënë që të telefonohe­j policia përpara orës 23:00 ditën e enjte pranë shtëpisë së Ozilit, ku ai banon me gruan e tij, modelen dhe aktoren 26-vjeçare, Amine Gylse. Përplasja e së

enjtes mendohet se ka ndodhur edhe shumë pranë shtëpisë së Kolashinac­it. Dyshohet se futbollist­ët janë bërë shënjestër edhe e kërcënimev­e kibernetik­e. "Ozil dhe Kolashinac nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e parë kundër Njukasëlli­t pas incidentev­e të tjera me sigurinë, të cilat po hetohen nga policia. Shëndeti i lojtarëve tanë dhe familjeve të tyre është prioritet kryesor dhe ne e morëm vendimin pas diskutimev­e me lojtarët dhe menaxherët e tyre", thuhej në deklaratën e "topçinjve".

 ??  ?? Ozil dhe Kolashinac
Ozil dhe Kolashinac
 ??  ?? Roja përpara shtëpisë së Ozilit
Roja përpara shtëpisë së Ozilit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania