Panorama Sport (Albania)

Kukësi gjen mbrojtës në Nigeri, Vllaznia do ish-bomberin e Teutës

Erhun Obanor shihet si zëvendësue­s i Cuculit ose Shametit, sot mund të mbyllet gjithçka

- SKERDILAID SULOZEQI

Me Me Cuculliin Cuculliin të të llarguar llarguar dhe dhe Shametiin Shametiin që që nuk nuk ka ka marrë marrë ende ende një një ofertë për për riinoviim,, riinoviim,, veriilliin­dorët arriijnë arriijnë akordiin akordiin me 25-vjeçariin 25-vjeçariin Erhun Obanor.. Obanor.. Shkodranët presiin presiin sullmuesii­n Latiif Latiif Amadu

Kukësi është transfor muar në këtë merka to. Edhe pse u premtua që do të ruhej gati 90% e grupit, e kundërta ngjau. Kjo verë po rezulton shumë e “nxehtë” sa u përket hyrjevedal­jeve. Janë zyrtarisht 11 largime dhe po aq afrime, e megjithatë nuk është se e kanë mbyllur këtu. Numri mund të rritet, duke filluar nga kjo javë. Me Ylli Shametin që është thuajse i ikur dhe dy lojtarë që mund t’u bashkohen veriorëve, raportet do të ndryshojnë. Shpëtim Duro evidentoi shqetësimi­n e tij për mbrojtjen, ndërsa për gazetën hapur e tha se pret zëvendësue­sit e Rrumbullak­ut dhe Cuculit. Dhe drejtuesit nuk kanë vonuar, pasi po punojnë që të afrojnë dy futbollist­ët që trajneri kërkon, pra, një mbrojtës të majtë dhe një qendre. Të parin e kanë siguruar tashmë, pasi kanë arritur akordin me Abdul Bashirun. Ishlojtari i Prishtinës është bindur për të nënshkruar kontratë sezonale, me opsion rinovimi për një tjetër vit.

Ditën e sotme pritet që një ganez t’i bashkohet Kukësit në Mavrovë. Pritet që po sot, të marrë vizën që i duhet për të udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut.

MBROJTËSI I QENDRËS - Përveç Bashirut, Kukësi është në bisedime dhe me një tjetër mbrojtës afrikan. Gazeta mëson ekskluzivi­sht se verilindor­ët janë shumë pranë akordit me një gjigant nga Nigeria. Bëhet fjalë për Erhun Obanor, i cili luan te Rudes në Kroaci. Obanor ka qenë pjesë dhe e Kombëtares së përfaqësue­ses U-21 dhe U23 të vendit të tij. Nëse Bashiru vjen për të zëvendësua­r Rrumbullak­un në krahun e majtë të mbrojtjes, 23-vjeçari do të kompensojë një mes Cuculit dhe Shametit. I pari e ka shpallur “divorcin” zyrtar, ndërsa i dyti vazhdon të jetë larg skuadrës dhe nuk ka gjetur marrëveshj­en për rinovimin. Drejtuesit e Kukësit kanë kërkuar një

mbrojtës qendre potent dhe duket se të gjitha këto kritere ua plotëson 23-vjeçari. Nëse rezulton sipas pritshmëri­ve, në klub presin që të jetë ai lideri i ri i mbrojtjes së Kukësit. Palët kanë rënë dakord me termat financiarë dhe kohën e qëndrimit. Pritet që ditën e sotme të mbyllet gjithçka me futbollist­in e Rudes dhe ditën e nesërme ai t’i bashkohet ekipit. NGËRÇI ME DOKUMENTAC­IONIN Ashtu si ganezi, edhe nigeriani ka probleme me dokumentac­ionin. Klubi po punon

që çdo gjë të sistemohet në kohë dhe mbrojtësi të vihet nën urdhrat e Shpëtim Duros një orë e më parë. Shtatlarti ka qenë pjesë e Grojther Fyrt në Gjermani (ndonëse nuk ka marrë asnjë minutë) dhe më pas ai ka kaluar në Kroaci, ku ka luajtur 15 ndeshje. Fakti që Kukësi lufton çdo sezon për titull dhe merr pjesë rregullish­t në Kupat e Europës e ka bindur mbrojtësin. Nëse do konkretizo­het marrëveshj­a me nigerianin 23-vjeçar, verilindor­ët thuajse e zgjidhin problemin e prapavijës që trajneri e ka me aq “merak”.

 ??  ?? Latif Amadu, ish-sulmuesi i Teutës
Latif Amadu, ish-sulmuesi i Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania