Panorama Sport (Albania)

Lerda në luks, Partizani me dy skuadra për të mbrojtur trofeun

Trajneri nën “presion” para startit, Superkupa duhet fituar

- JORGIS MEMO

Një Partizani i blin duar, me 22 lojtarë që janë gati për një fanellë titullari në çdo moment. Nëse në sezonin e titullit kampion (2018-2019) skepticizm­i ishte i madh, nisur edhe nga fakti se përbërja nuk bindte, tashmë për të kuqtë pritshmëri­të janë maksimale. Drejtuesit kanë bërë goditje të rëndësishm­e në merkaton e verës, duke krijuar ndoshta një luks të tepruar për trajnerin, veçanërish­t në fazën sulmuese. Prej vitesh është kthyer gati-gati një legjendë konstatimi se Partizani nuk ka një zëvendësue­s ideal për Labinot Ibrahimin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Mirëpo, nëse pyet sot stafin e kuq se çfarë ndodh me kosovarin jashtë formacioni­t, e kanë gati përgjigjen. Franko Lerda e dha sinjalin e parë në ndeshjen e kthimit ndaj Sherif Tiraspolit, duke ndryshuar skemën dhe lënë në stol Ibrahimin. Tashmë italiani është i bindur se Eneo Bitri do të jetë titullar fiks edhe me 3-5-2. Por, në krahun e djathtë të mbrojtjes mund të përshtatet shumë mirë edhe braziliani Melo, i cili e ka natyral atë pozicion. Një alternativ­ë serioze është pa dyshim edhe ajo e vlonjatit Hektor Idrizaj, i cili po e lë pas dëmtimin. Gjithashtu, i gatshëm është i riu Besnik Ferati, i aktivizuar nga Lerda në disa miqësore. Sa i përket qendrës së mbrojtjes, Belica dhe Boldor japin garanci, por natyrisht përveç Bitrit, aty mund të luajë pa frikë edhe Ibrahimi. Krahu i majtë ka gjithashtu rivalitet,

me Hakajn që “dogji” Trashin në tri ndeshjet e para në Europë, por e më pas i hapi vendin në Moldavi. MESFUSHA

DHE SULMI

Dy reparte që vendosin në vështirësi Lerdën (gjithnjë në aspektin pozitiv) janë pikërisht mesfusha dhe sulmi. Telushi, Romero, Broja, Melo, Mala, Trashi, Asani, Solomon, Mensah, Kote, Bardhi, Braun, Ekuban dhe Çinari. Bëhet fjalë për 14 lojtarë, të cilët do ishin për çdo ekip zgjedhje parësore, por shumica e tyre e kanë të pamundur ta nisin titullar te Partizani i sotëm. Konkurrenc­a është e madhe dhe me lojtarë, të cilët kanë një kosto të lartë për klubin, veçanërish­t sulmuesit. Bardhi, Mala dhe Çinari rrezikojnë formacioni­n, ndërsa Mensah prej javësh ka dalë jashtë planeve të Lerdës për të qenë titullar. Në prag janë dy ndeshjet e Kukësin, teksa e para luhet për trofeun e Superkupës. Një fitore do të qetësonte shumë “ujërat” te të kuqtë, të cilët vijnë pas dy javësh të trazuara, që kulmuan fillimisht me përplasjet në staf dhe më pas me eliminimin nga Liga e Europës. Pozitat e Lerdës u lëkundën ndjeshëm, veçanërish­t pas zhgënjimit në ndeshjen e parë ndaj Sherifit, por ajo performanc­ë e mirë në takimin e kthimit dhe justifikim­i se arbitri ndikoi në rezultatin e ndeshjes, bëri që drejtuesit t’i japin besim italianit për vazhdimësi­në.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania