Panorama Sport (Albania)

“Skënderbeu nuk u dënua kot”

“Të gjitha ekipet janë në krizë financiare, dështojmë në Kupat e Europës se s’mbajmë lojtarët”

-

Tirana e ka fituar titullin e fundit me ju dhe Osmani është një prej tyre. Sa shanse ka që për 100-vjetorin e klubit të përsëritet?

Ah, sa bukur do të ishte... Tirana nuk është nga ato klube që shikon të tjerët, por duam apo nuk duam, do të shfrytëzoj­ë edhe favorin që të tjerët nuk janë mirë. Ndaj sipas meje, mund të zhvillohet një derbi shumë i bukur, me Partizanin që është po i njëjti dhe nuk është se ka lëvizur shumë. Tirana është forcuar dhe e mendoj edhe Kukësin për titull.

Pra mendoni një derbi për titullin?

Po.

A është Partizani një hap përpara?

Jo, nuk e mendoj se është. Ndoshta moralisht është më i avantazhua­r. Të mos harrojmë që Tiranës i ka rënë edhe short shumë favorizues, duke pasur parasysh tri ndeshjet e para. Kampionati është i hapur, do të jetë i fortë dhe konkurrenc­a duhet. E kemi vënë re që me dhjetë skuadra, shumë lojtarë dëmtohen. Shikojeni sezonin e fundit, sepse i vetmi ekip që luajti njësoj deri në fund ishte Partizani. Të gjitha patën oshilacion­e. Skënderbeu ishte super, pastaj ra shumë. Gjirokastr­a ishte mirë, pastaj diskutoi mbijetesën. Vlora nga vendi i dytë diskutoi rënien. Partizani e bëri sepse kishte grup prej 18 lojtarësh. Dhe mendoj se kjo gjë do të ndodhë te Tirana, referuar sulmit, them se si Muçi, si Ngo, si Dunga do të jenë në shërbim të ekipit, cilido që të luajë. Me mënyrën si luan Ard Mema, mua më pëlqen shumë. Futboll me pasime të shumta. Tirana duhet të luajë futbollin modern, të kohës.

I ka lojtarët?

Duke pasur parasysh cilësitë individual­e që kanë Torrasa dhe Kale, apo edhe Grent Halili, i cili po rritet ditaditës... ata do ta marrin situatën në të ardhmen, me Muçin dhe këta të rinj që folëm. Mund të vijë rasti që të luajnë edhe katër të rinj. E dinë ata dhe trajneri këtë gjë.

A mendoni se Tirana bëri mirë që e mbajti Ngonë?

Them se bëri mirë, sepse Ngo ka diçka shumë të mirë që rrallë mund ta gjesh te sulmuesit shqiptarë: Është altruist dhe di të pasojë. Lojtar që punon shumë për ekipin dhe jo për vete, ndaj m’u bë qejfi që u kthye. Ai i bën shumë punë ekipit, pasi supozojmë se Tirana mund të luajë edhe nga krahët, jo vetëm në qendër. Është në një farë mënyre lider i zonës së 16-shes.

Pati një çështje me Hasanin për të cilin Mema vendosi ultimatum dhe klubi e riktheu. Mos ndoshta këto situata nxisin përçarjen në grup?

Nuk jam shumë në gjendje të flas për këtë, sepse nuk kam qenë në Maqedoni. Megjithatë, njerëzit duhet të dinë që kur bëhen bashkë katër “gjela”, kjo është e bukura e sportit. Moment në të cilin trajneri duhet të fusë hundët dhe të dijë t’i mbajë ata. Është pjesë e trajnerit. Mbase ka qenë ndonjë goditje më e fortë sesa duhet, sepse në stërvitje mund ta marrësh edhe ndonjë shkelm më shumë. Ndonjërit s’i kanë mbajtur nervat apo ka qenë gjaknxehtë, ama nuk mendoj se ka lidhje me rolet sepse i kanë të ndryshme.

Pse ndodh kjo?

Sepse kur vijnë lojtarë të mirë, ashpërsia në stërvitje shtohet. Kur kam qenë futbollist, sa bëheshin 3 apo katër blerje, shkonin të gjithë me 200 kilometra në orë për të rënë në sy të trajnerit, të mediave, të tifozëve e të tjera si këto. Them se janë gjëra normale për një ekip. Kur trashen është problem dhe aty është pjesa e trajnerit dhe stafit, apo drejtorit sportiv që duhet të merret me këtë histori.

Futbolli po kalon një krizë të paimagjinu­eshme. E kishit menduar ndonjëherë se do të diskutohej u dhanë apo jo rrogat?

Po nuk u bë ai ligji i sportit, kjo punë do të jetë. Këta presidentë janë vetëm sponsorë dhe kjo është një histori që sa më parë duhet të zgjidhet. Duhet të zgjidhet, sepse nuk është vetëm pjesa e sponsorëve. Po çfarë?

Ka një mentalitet të keq në Shqipëri që të gjithë duan titullin në javën e parë. Ta thotë Tirana është e pranueshme, po kur e thotë skuadra që ngjitet nga Kategoria e Dytë... Ligji i sportit, diçka ndryshe me arbitrat dhe krijimi i ligës, mund ta ndryshojnë situatën. Federata duhet të heqë dorë nga arbitrat dhe të marrë rrugë një herë e mirë kjo histori, duke bërë të ditur arbitrat dhe presidentë­t, e më pas le ta zgjidhin mes tyre çfarë ndodh. Populli thotë nxirrni sytë me njëri-tjetrin tani. Mbase edhe presidentë­t do të ndërgjegjë­sohen me njëritjetr­in.

Si e shpjegoni dështimin e ekipeve shqiptare në Kupat e Europës?

Eh... E para, në futbollin shqiptar nuk po shoh një ekip që t’i mbajë lojtarët. Jo si në kohën tonë që rrinim katër apo pesë vite bashkë, por as 2 vjet. As Tirana. Ne në atë kohë, kujtoj që turin e parë nuk e diskutonim. Por, çfarë ndodh tani? Këta po shesin gjakun.

Çfarë nënkuptoni me këtë?

Sikur të shesë Tirana Muçin sot. Ama, ai mbahet dy vjet, formohet dhe pastaj shitet. Po ju them, Guri të mbahej edhe dy vite, të fitonte diçka dhe të kalonte në Kupat e Europës dhe pastaj vjen shitja. Abazaj, gjithashtu. Pasi Luftëtari i shiti të gjithë lojtarët, çfarë mendoni se mund të pretendojë në Europë? Ose Uzuni.

Po pse ndodh kjo?

Sepse të gjitha ekipet janë në krizë financiare. Ju them dy strategji të ndryshme: Dinamo e Zagrebit merr lojtarë dhe nuk i shet para moshës 22 apo 23 vjeç. Ndërsa Hajduk Spliti i shet që 18 vjeç. Dhe ja diferencat sot. Po sikur Merveil të ishte sot te Tirana, pra të rrinte dy apo tri vite me Muçin, Çelhajkën dhe të tjerë. Çfarë do bënte Tirana në Kupat e Europës? Ky është fenomen në të gjithë Shqipërinë. Unë, Dabulla, Dede e shumë të tjerë ndenjëm shumë vite bashkë. Këtu prishet çdo vit dhe harrojeni se mund të ndërtohet një ekip për Kupat e Europës në pesë ditë. Harrojeni. Një ekipi i duhet minimumi tri vite, pa ndryshime, vetëm çfarë do të shtohet.

Shembulli më i mirë? Skënderbeu në Kupat e Europës. Kujtoni grupin me Shkëmbin, Radas, Osmani, Vangjeli e shumë të tjerë pesë apo më shumë vite bashkë. Shet ama vetëm një dhe i gjen zëvendësue­sin direkt. Aty duhet të bësh shitje me kujdes.

Nuk jeni shprehur asnjëherë për çështjen e Skënderbeu­t në KAS... çfarë komenti keni?

Nuk më vjen mirë, sepse çdo skuadër shqiptare pse të mos jetë në suksesin më të madh. Dhe nuk është qejf i madh që u dënua. Korça ka punuar shumë mirë vitet e fundit, por janë vendime që o i di KAS, o nuk i dimë ne më mirë se ata. Siç thotë populli, ata futen në vrimë të gjilpërës dhe tjetri nuk të dënon kot. Pse nuk na dënuan ne në kohën tonë? S’mbaj mend që të kemi bërë ndonjë gjë. Kemi luajtur dhjetë vite në Kupat e Europës e s’ka Zot të vijë të më thotë se keni bërë diçka. Keni hapur shalët ndonjëherë.

vijon nesër...

Shënim: Artikull ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”. Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e kompanisë.

“Mendoj se ambiciet e presidenti­t janë të mëdha. Pas fushës, mendoj se shumë shpejt mund të bëhemi me stadium të ri. Halili kërkon që të investojë edhe në stadiumin e ri. Ai ia ka dalë për bukuri të Zotit deri më sot”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania