Panorama Sport (Albania)

Borxhe pa fund, pasiguri dhe refuzime, ja çfarë po ndodh

-

Zbulohen arsyet se përse Flamurtari nuk nis dot stërvitjen. “Panorama Sport”, duke iu referuar situatës aktuale, burimeve në klub, por edhe vetë lojtarëve, zbardh sesi qëndron e vërteta e vonesës së nisjes së përgatitje­ve për sezonin e ri. Së pari, të gjithë lojtarët që janë kontaktuar këtë periudhë e kanë paragjykua­r ftesën e klubit, pasi siç dihet, Flamurtari është i zhytur në borxhe. Një situatë e tillë e mbartur nga vitet e kaluara ku shumë ish-lojtarë dhe ish-trajnerë nuk janë paguar ende, ka ndikuar mjaft negativish­t në imazhin e klubit. Lojtarët që po kontaktohe­n duan garanci financiare dhe para kesh në dorë për të firmosur. Në këto kushte, përveç boshnjakut Semir Bajraktare­viç dhe vlonjatit Ardit Hoxhaj, të gjithë që ka kontaktuar klubi kanë refuzuar. Me merkaton personi përgjegjës në klub që merret është drejtori i sapoemërua­r, Artim Pollozhani. Gazeta mëson se ky i fundit ka telefonuar shumë futbollist­ë në këtë periudhë, por thuajse të gjithë e kanë refuzuar, pasi duan garanci financiare. Klubi nuk e ofron këtë dhe tani është në hall të madh, pasi stërvitja nuk mund të nisë vetëm me lojtarët nga akademia dhe 2-3 të mbetur nën kontratë. Ndërkohë, administra­tori Sinan Idrizi është munduar të bindë disa nga sezoni i shkuar: si Sukaj, Ribaj apo edhe Veliu. Duket se këta i kanë premtuar diçka, por pa u formuar ekipi dhe gjërat të bëhen serioze, as Sukaj&CO nuk mund të dalin në stërvitje. Një tjetër arsye që mund të duket banale për startin e përgatitje­ve në Vlorë është akomodimi i futbollist­ëve që nuk janë vendës. Klubi e ka të vështirë në këtë moment të japë garanci edhe për akomodimin apo ushqimin. Problemi qëndron në faktin se në shtëpitë me qira që ka marrë klubi gjatë viteve të fundit, ka detyrime të pashlyera. Në këto kushte, pronarët e tyre refuzojnë të marrin përsipër akomodimin pa marrë garanci nga klubi për pagesat e prapambetu­ra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania