Panorama Sport (Albania)

Gjyqet e humbura në FIFA, Flamurtari rrezikon shumë

Zbulohen lojtarët që duhet të paguhen urgjentish­t

-

Flamurtari rrezikon ta nisë kampionati­n me të paktën minus 6 pikë. Prej muajsh pesë lojtarë që kanë fituar gjyqin me klubin në FIFA presin të shlyhen dhe pasi ka skaduar çdo afat nga ultimatume­t e vëna nga Komisioni i Disiplinës në qeverinë e futbollit botëror, tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i vendimeve. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se klubi është njoftuar prej javësh nga FIFA, por gjithashtu edhe përmes FSHF-së se duhet të bëjë pagesën në mënyrë urgjente ndaj ish-lojtarëve të sezonit të kaluar: Danilo Alvesh, Goran Siljanovsk­i, Tomislav Bushiç, Kristian Sirghi dhe Muhamed Useini. Për të pestë ka një vendim të formës së prerë dhe klubi vlonjat është i detyruar t’i paguajë, pasi ka shkelur çdo afat. Për të mos dëmtuar Flamurtari­n, lojtarët kanë pritur klubin në bazë të marrëveshj­eve të bëra në muajin janar. Pra, pasi u larguan, ranë dakord

me Flamurtari­n se do të paguheshin deri në muajin maj, kur dhe mbyllje sezoni. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe futbollist­ët kanë njoftuar FIFA-n për mosrespekt­imin e marrëveshj­es nga ana e klubit. Kjo e ka ndërlikuar edhe më tepër situatën, pasi tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i vendimeve për penalizimi­n me pikë, gjithnjë nëse në një kohë rekord Flamurtari nuk arrin të bëjë pagesat. Bëhet fjalë për shuma të majme, që në total shkojnë rreth 200 mijë euro. Gjithsesi, ky nuk është vetëm halli i vetëm në klubin vlonjat, pasi thuajse çdo javë vijnë shkresa për gjyqe të humbura dhe pagesa të palikuidua­ra ende nga vitet e kaluara. Shumë lojtarë presin që kanë fituar gjyqin në DHZK të shlyhen, por më problem janë paditë që janë bërë në FIFA. Kjo e fundit nuk toleron për raste të tilla dhe tashmë Flamurtari­n e shpëton vetëm një mrekulli.

 ??  ?? Useini dhe Siljanovsk­i duke festuar një gol
Useini dhe Siljanovsk­i duke festuar një gol

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania