Panorama Sport (Albania)

Veçaj beson: Do luajmë për kreun, skuadrat s’kanë diferenca

- Zamir Qypi

Teuta po vijon me intensitet përgatitje­t për sezonin e ri. Durrsakët janë shpërngulu­r në Korçë, aty ku do të qëndrojnë për disa ditë dhe do të stërviten për t’u përgatitur për sezonin e ri, ndërkohë që kanë zhvilluar edhe dy miqësore. Uendi Veçaj, i cili u zyrtarizua si lojtar i Teutës dukë lënë Dinamon e Zagrebit, në një intervistë për “Panorama Sport”, komenton ditët e para në radhët e durrsakëve. Mesfushori i avancuar u shpreh se Teuta ka potenciali­n e duhur për të konkurruar për titullin kampion.

Si e patë skuadrën në miqësoren e fundit me Vllazninë?

Rezultati është në plan të dytë në të tilla takime, pasi në fund të fundit këto ndeshje shërbejnë për të parë gjendjen e grupit. Ajo që vlen më shumë është përgjigjja që japin lojtarët. Jemi në fund të një cikli me ngarkesë të lartë, ndaj besoj se jo vetëm për ne, por edhe Vllaznisë i shërbeu kjo miqësore. Kemi hyrë në dy javët e fundit para startit të sezonit dhe tashmë që ritmi do të fillojë që të ulet, presim reagim më të mirë të skuadrës

Uendi, pasi eliminimit nga Europa tani fokusi është te nisja e sezonit te ri. Si ju duket grupi aktual?

Mendoj se po stërvitemi mirë, kemi në skuadër lojtarë shumë të mirë. Në miqësoren e fundit bëmë një paraqitje mjaft të mirë të gjithë si skuadër. Jam gjithashtu i lumtur për golin e

shënuar.

Në këtë merkato ka pasur shumë largime, por dhe afrime. Si do t’i vlerësoni?

Ka pasur shumë largime nga skuadra, por gjithashtu ka pasur edhe afrime tepër cilësore. Janë lojtarë që kanë luajtur në Superligë

dhe besoj se do të na ndihmojnë shumë.

Cilat mendon së janë pikat më të forta të Teutës?

Nga porta deri në sulm janë pikat tona më të forta. Po punojmë shumë në stërvitje për t’u përmirësua­r akoma më shumë.

Çfarë objektivas­h ka Teuta?

Teuta ka potenciali­n për të konkurruar, pse jo dhe për vendet e para në kampionat. Megjithatë, është ende herët për të folur për objektivat.

Si ju duk shorti?

Mendoni se Teuta ka mundësi ta nisë mbarë sezonin? Besoj se po, i kemi të gjitha mundësitë. Ne kemi pretendime të mëdha këtë vit, paçka se të drejtën për të deklaruar të njëjtën gjë e ka çdo skuadër. Jemi shumë ekipe që do të rivalizojm­ë, nuk shoh diferenca shumë të mëdha në këtë drejtim.

 ??  ?? Uendi Veçaj
Uendi Veçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania