Panorama Sport (Albania)

Gjoni ikën nga Burreli: Nuk merrem me intriga

"Nuk mundem kurrsesi që të fus në lojë kë u do qejfi njerëzve"

- FATJON RUPI

Është bërë zakon në Shqipëri që politika t'i "futë hundët" në futboll. Por rasti i fundit është vërtet i çuditshëm, ndoshta përtej limiteve. Vladimir Gjoni, nga dje nuk është më trajner i Burrelit, pas një vendimi që ia ka komunikuar shefi i klubit, Bajram Ballabani. Po ashtu, është larguar nga stafi i Burrelit edhe ndihmëstra­jneri Dritan Gjoka. Trajneri Gjoni ishte emëruar në këtë post pak kohë më parë, me mbështetje­n e plotë të drejtuesve, por situata duket se ka ndryshuar shpejt. Sebep për këto lëvizje të fundit, sipas trajnerit matjan, ka shërbyer një incident i vogël në ndeshjen miqësore Burreli-Korabi. Në atë moment, siç tregon vetë trajneri,

kishte ndërhyrë vetëm për të shuar gjakrat, ndërsa për vendimin e largimit të tij nga stoli i Burrelit ai e thotë hapur se është politika.

DEKLARATA

Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Vladimir Gjoni rrëfen gjithçka që ka ndodhur, duke theksuar se nuk bëhet levë e politikës dhe e askujt tjetër. "Ai incident i zakonshëm në futboll u mor si shkak që unë të mos jem më pjesë e Burrelit. Shefi i klubit më lajmëroi vendimin se unë dhe zëvendësi im Dritan Gjoka, një njeri me shumë vlera, të mos jemi më pjesë e ekipit. Ata e kanë gjykuar kështu dhe nuk mërzitem, më mirë që ndodhi tani. Ideja ime ishte që në Burrel të ndërtoja një ekip ku

çdokush duhet ta meritojë të luajë. Me kalimin e ditëve po bindesha se nuk do të ecte, sepse kisha presion kur punoja. Doja ta çoja Burrelin aty ku e meritonte dhe do Zoti e çon dikush tjetër, e uroj me gjithë zemër. Nuk kam asgjë personale me asnjë njeri. Shumë e vështirë të punosh në vendin tënd. Gjëja më e keqe është se unë jam i sinqertë dhe sinqeritet­i është virtyt i budallait në disa raste. Jam habitur për çdo gjë. Kisha marrë besim nga shumë njerëz, por paska qenë gjithçka një fasadë. Prapaskenë? Nuk e kuptoj, por nuk mundet kushdo që merr pushtetin të hyjë në sport dhe të bëjë çfarë të dojë. Futbolli është i të majtëve dhe i të djathtëve, i të gjithëve atyre që e duan atë. Nuk merrem me intriga, njoh vetëm futbollin, dashuria e jetës sime është futbolli. Për atë qytet më vjen keq, sepse ka vite që rrezikon të bjerë dhe po shoh që i ka ardhur dita të bjerë nga kategoria. Shefi i klubit është dashamirës futbolli,

por nuk ka lidhje me të. Njeri shumë i mirë, por kur nuk e njeh futbollin, ndoshta disa gjëra nuk i kupton. Urdhri i ka ardhur nga lart. Puna është se kam kaq vite që jam pjesë e futbollit dhe m'u pre shumë shpejt dëshira për të bërë diçka në qytetin tim. Pata marrë mbështetje nga kryetari dhe shefi i klubit. Nuk mundem të fus në lojë kë u do qejfi njerëzve.

Kisha dëshirë të madhe për të ndërtuar diçka të bukur në Burrel. Nuk mundet të më vlerësojë asnjë politikan për futbollin. M'u pre një ëndërr në mes. Nuk bëhem levë e asnjërit, as me presion dhe as me ndërhyrje. Imagjinoni të vijë një urdhër që trajneri, zëvendëstr­ajneri dhe djali im të mos jenë më pjesë e Burrelit. Çdo gjë po bëhet politikë, politikë, si në çdo fushë të jetës. Nuk e di çfarë fundi do të ketë. Burrelit i uroj sukses, por larg duart e politikës nga sporti", ka thënë trajneri Gjoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania