Panorama Sport (Albania)

“U riktheva në shtëpi, pres një sezon fantastik”

-

“Ka kaluar më diçka më shumë se një muaj nga rikthimi im në shtëpi, te Juventusi im. Një muaj për të njohur shokë të rinj, por edhe për të ripërqafua­r miq të mijëra betejave dhe shumë fitoreve në fushë. Por mbi të gjitha kam rigjetur menjëherë atë lidhje të fortë që më ka shoqëruar gjithmonë me tifozët bardhezinj”. Xhanluixhi Bufon është rikthyer që të veshë bluzën e Juventusit, pas një sezoni të kaluar te PSG-ja, por këto ndjesi të këtyre ditëve të para që paraprijnë startin e sezonit të ri, 41vjeçari ka dashur t’i ndajë me tifozët nga aplikacion­et e tij personale. “Pritja që m’u rezervua pas zbritjes në fushë, në ‘Friends Arena’ të Skokholmit ishte vërtet emocionues­e, prandaj dua t’i falënderoj të gjithë tifozët e Juves kudo në botë për dashamirës­inë që tregojnë ndaj meje, - shton numri 77 bardhezi. - Të mërkurën do të ritakohemi të gjithë në ‘Villar Perosa’ (Vila e familjes Anjeli), një ambient që përfaqëson një pjesë të jetës sime dhe ku kthehem çdo vit me shumë qejf. Këtë vit ndoshta do të jetë edhe më e veçantë, pas një viti mungesë. Pas saj do të nisim t’i bëjmë gjërat seriozisht, sepse do të luhet për tri pikë në fushë dhe për të ma bërë më të bukur rikthimin tim, fati donte që Serinë A ta nisnim nga ‘Tardini’, stadiumi që më dha mundësinë të nisja karrierën time 24 vite më parë. Më pas do të përqafoj sërish tifozët në ‘Juventus Stadium’, në një sfidë speciale kundër Napolit, rivales sonë më të fortë për titullin kampion në këto vite të fundit. Gjithsesi, unë dhe të gjithë ne jam i bindur se do të jemi gati për të përjetuar një sezon intensiv dhe ta shijojmë atë deri në fund, në mënyrën më të bukur të mundshme”, shkruante Xhixhi Bufon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania