Panorama Sport (Albania)

Skemë e re dhe gafa në mbrojtje, Zidan në alarm përpara debutimit

Shumë dyshime e probleme për skuadrën “galaktike”

-

Reali i Madridit tregoi “dy fytyra” me Romën. Kaloi nga një skuadër ultrambroj­tëse në një skuadër ultrasulmu­ese me Hazardin, Benzemanë, Viniciusin dhe Joviçin. Këta të fundit luajtën të gjithë bashkë në pjesën e dytë. Reali i Madridit e mbylli këtë fazë përgatitor­e me shumë dyshime, e para për sistemin e lojës dhe e dyta për probleme të mëdha në aspektin e mbrojtjes. Pavarësish­t se trajneri ka menduar që të përdorë një skemë të re 3-5-2 për të ndihmuar mbrojtjen, duket se nuk po funksionon. Dy golat e pësuar kundër Romës e çojnë shifrën në 18 në 7 ndeshjet miqësore të luajtura në këtë fazë përgatitor­e. Reali i Madridit arriti të merrte vetëm 2 fitore. Zinedin Zidan i surprizoi të gjithë të mërkurën kundër Salcburgut me një mbrojtje me 5, por me një sistem ku ishin 6 lojtarë me aspekt mbrojtës. Kundër Romës trajneri e provoi sërish këtë gjë, por me një risi ku Naço luajti në vend të Ramosit bashkë me Militaon dhe Varanin në qendër. Në mesfushë ishte titullar Valverde dhe jo Toni Kros. Formula nuk funksioni as këtë herë dhe shtoi akoma më shumë dyshimet përpara fillimit të sezonit.

DILEMAT- Kur kanë mbetur vetëm 6 ditë nga debutimi në La Liga, Zidan provoi që të shtonte forcat në mbrojtje. Ishte e njëjta skemë që e ndihmoi të mos pësonte për herë të parë në këtë verë, por ndaj Romës nuk ndodhi e njëjta gjë. Rikthimet e Militaos dhe Kasemiros ishin perfekte për një skemë 4-3-3, por trajneri francez ka vendosur të bëjë eksperimen­te. 7 lojtarë në fazën mbrojtëse nuk mjaftuan, pasi Roma krijoi shumë raste për të shënuar dhe i hapi probleme Realit me Ynder, Florencin, Perotin dhe Xhekon. Roma shtoi akoma më shumë bilancin negativ të mbrojtjes madrilene me 18 gola të pësuar në 7 ndeshje. Në pjesën e dytë Zinedin Zidan e

ndryshoi tërësisht skuadrën dhe sistemin duke aktivizuar 4 sulmues. Nga shtatë mbrojtës në 4 sulmues, një ndryshim radikal që tregon se trajneri nuk është i qartë dhe i vendosur në atë që kërkon. Reali ndryshoi emrat dhe skemën, por problemet mbetën sërish të njëjtat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania