Panorama Sport (Albania)

Bajerni blen Kutinjon, por ngec që në start

Dopieta për rekord e Levandovsk­it nuk u mjaftoi bavarezëve për të dalë me 3 pikë

-

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të sezonit 20192020. Kampionët në fuqi të Bajernit të Mynihut nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj skuadrës së Hertës. Vendasit, edhe pse kaluan të parët në avantazh, u përmbysën nga berlinezët në harkun e 2 minutave lojë. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të miqve, të cilët u treguan cinikë ndaj një Bajerni që meritonte më shumë. Në 45 minutat e dyta, Robert Levandovsk­i baraspesho­i shifrat, duke vendosur rekord (për të pestin vit radhazi shënon në debutim). Blerja më e re e gjermanëve, Ivan Perisiç, e ndoqi ndeshjen nga tribuna, pasi vuajti një skualifiki­m të marrë në kampionati­n e kaluar me Interin, gjë që u shlye në sezonin e ri. Vërshëllim­a e fundit e arbitrit Omers u shoqërua me protesta nga tifozët në shkallët e stadiumit, të cilët shpresonin në një start me fitore të skuadrës së tyre. PJESA E PARË

Ndeshja nis mirë për skuadrën e Bajernit, që jep sinjalin e parë në portën e Hertës në minutën e 3-të të ndeshjes. Tiago godet në hyrje të zonës, por topi pritet pa problem nga portieri. Berlinezët kundërpërg­jigjen në të 12' me anë të Ibiseviç por gjuajtja e tij është e gabuar. Goli i parë i ndeshjes dhe i sezonit do të vijë në minutën e 24-t. Robert Levandovsk­i godet saktë brenda zonës një top të dhënë nga Gnabri nga krahu i djathtë, duke kaluar bavarezët në avantazh. Në minutën e 36-të është skuadra mike që shënon golin e barazimit me anë të Ibiseviçit, i cili devijon me fat një gjuajtje nga Lukebakio. Nojer është i pafuqishëm për të reaguar në kohë. Kur të gjithë prisnin reagimin e kampionëve

të Gjermanisë, ishte sërish Herta që shënoi pas dy minutave lojë. Përsëri një kundërsulm i shpejtë dhe Grujiç kalon pas shpinës së Zyles që nuk është i aftë të lexojë pasimin, duke i lejuar Hertës të kalojë në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, Komanit i mohohet një penallti pasi mbrojtësi berlinez

shtyn francezin në zonë, duke mos e lejuar të kontrolloj­ë topin. Mes polemikave mbyllet edhe pjesa e parë në "Allianz Arena". PJESA E DYTË

Në fraksionin e dytë të ndeshjes skuadra e Niko Kovaçit tregohet më kërkuese në fushën e lojës, pasi nuk kërkon të pajtohet me rezultatin

e ndeshjes. Gnabri lëshon një predhë, por Jarshtain ndalon topin që mund të përfundont­e në rrjetë. Në minutën e 59-të arbitri i ndeshjes ndal lojën dhe shkon të shohë në VAR një episod ka ndodh në zonën e rreptësisë. Pasi pa pamjet në monitor, arbitri vendos të japë 11-metërsh për skuadrën e Bajernit pas një faulli brenda zonës nga lojtarët e Hertës. Levandovsk­i merr përsipër të godasë penalltinë, duke mundur për herë të dytë portierin mik. 2-2 dhe bavarezët hidhen të gjithë në sulm për të shënuar golin e tretë. Herta është e pafuqishme, duke mos rrezikuar në pjesën e dytë asnjëherë portën e Manuel Nojerit. Gnabri ka një mundësi të mirë, por topi i gjuajtur prej tij kalon ngjitur me shtyllën horizontal­e. Minutat e fundit të ndeshjes nuk sjellin më asnjë zhvillim dhe Bajerni ndalet në barazimin 2-2 në ndeshjen e parë të sezonit të ri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania