Panorama Sport (Albania)

Interi do Joviçin, Konte vazhdon me stilin "marins"

Xheko rinovon me Romën, serbi është emri i ri surprizë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Po sikur zgjidhja e sit uatës tek Interi të ish te Luka Joviç? Klubi zikaltër, aktualisht më i qetë pas blerjes së Romelu Lukakut, siç dihej, dëshironte Edin Xhekon, por pikërisht rinovimi i zyrtarizua­r mbrëmjen e djeshme mes boshnjakut dhe Romës (deri në vitin 2022), ndryshon të gjitha planet e merkatos në klubin milanez. Për këtë arsye, ishsulmues­i i Frankfurti­t, i blerë vetëm dy muaj më parë nga Reali i Madridit, është emri i ri në listën e dëshirave të Interit. Edhe pse mbërriti me shumë bujë në kryeqyteti­n spanjoll, trajneri Zinedin Zidan ka shprehur shumë pakënaqësi në lidhje me futbollist­in serb. Dhe papritur, vetë Luka Joviç, e sheh veten ta transformu­ar nga një blerje e madhe prej 65 milionë eurosh, në një të padëshirua­r. Ndaj tani, pse jo, për të parë pak dritë në fund të tunelit dhe për të bindur sërish Zidanin, edhe Joviç mund të pranonte që të largohej në Milano, ku sigurisht që do të mund të kishte më shumë hapësirë. Për të hapur bisedimet me Realin nuk do të jetë e vështirë për

Interin. Madje, administra­tori Marota nuk do të kishte probleme as me menaxherët dhe vetë futbollist­in ballkanas, duke qenë se përpara kalimit te "galaktikët", pikërisht talenti serb ishte njëri prej sulmuesve të pranishëm në listën e dëshirave, i cili kujtojmë se ishte ai që eliminoi

Interin edhe nga Liga e Europës, sezonin e kaluar. Por cila është formula që propozon Interi? Sigurisht ajo e huazimit me të drejtë blerje, sepse fundja, edhe vetë Reali do të kërkonte të mendohej mirë, përpara se të vendoste për një shitje definitive, vetëm 2 muaj pasi e afroi në skuadër.

 ??  ??
 ??  ?? Antonio Konte dhe Antonio Pintus, trajneri dhe përgatitës­i atletik i Interit
Antonio Konte dhe Antonio Pintus, trajneri dhe përgatitës­i atletik i Interit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania