Panorama Sport (Albania)

Milani i shton “Çelik” mbrojtjes, në skenë edhe Orie

Afrikani dhe turku, Maldini në luftë me... kohën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Milani vazhdon të jetë njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferim­eve. 18 herë kampionët e Italisë, që një javë më parë ishin edhe në Prishtinë, janë në përfundim e sipër të organizimi­t të ekipit, para fillimit të edicionit të ri në Serinë A, që do të nisë fundjavën e ardhshme, më saktësisht më 24 gusht. Kësisoj, njëra prej lëvizjeve të mundshme është edhe largimi i mbrojtësit të djathtë, Andrea Konti. Ishfutboll­isti i Atalantës që erdhi me shumë bujë në "San Siro", nuk arriti për asnjë moment ta gjente veten në ekipin kuqezi e si shkak ishin dy dëmtime të njëpasnjës­hme në gju që e detyruan t'u nënshtrohe­j ndërhyrjev­e kirurgjika­le. Ditët e fundit, Verder Bremen po bën presion ndaj Milanit, duke kërkuar huazimin me të drejtë shitjeje të futbollist­it. Oferta si për Kontin ashtu edhe klubin italian duke e kënaqshme, ndaj Maldini ka menduar që fillimisht ta gjejë zëvendësue­sin e më pas të kryejë shitjen e mbrojtësit. Drejtori ekzekutiv i "Djallit" ka piketuar mbrojtësin e Totenhemit, Serzh Orie, i cili në veri të Londrës sheh t'i mbyllen hapësirat, sepse Poçetino preferon përpara tij Uoker-Piters dhe Huan Fojt.

TURKU - Përveç korsisë së djathtë, Milani do të tentojë edhe një afrim tjetër për sa i përket prapavijës. Me Kaldaran që duhet ende të riaftësohe­t (rikthimi në nëntor), kuqezinjtë kërkojnë një mbrojtës. Ardhja e Leo Duartes nuk ndryshon asgjë, ndaj drejtuesi i vëzhguesve të Milanit, Xhefri Monkada, ka servirur një profil interesant. Bëhet fjalë për Mert Çelik, 19-vjeçari që luan për ekipin U-21 të

Instambul Bashaksehi­rit në Turqi. Kolonë e kombëtares turke në grup-moshat U-19 dhe U-21, Çelik mund të afrohet te Milani brenda kësaj merkatoje. Mbrojtës me perspektiv­ë, 181 cm dhe shumë i shpejtë, vëzhguesit kuqezinj e kanë ndjekur në miqësoren

mes klubit të tij dhe Den Hagut, por gjithashtu edhe në testin mes kombëtarev­e U19 të Turqisë dhe Sllovenisë. Raportet kanë qenë mbresëlënë­se, ndaj Maldini planifikon të investojë 3-5 milionë euro për djaloshin e lindur në Stamboll.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania