Panorama Sport (Albania)

Aduriz turpëron Barçën, Hazardi një muaj jashtë

Katalanasi­t e nisin me humbje, dëmtohet Suarezi

-

Çfarë fundi spektakola­r në stadiumin "San Mames"! Përpara një jave Aduriz deklaroi se do ta linte futbollin në fund të sezonit, ndërsa dje në minutën e 88-të, zbriti në fushë nga stoli pas vetëm një minute lojë, dhuroi një fitore të madhe, por edhe spektakola­re, duke ofruar një roveshatë magjike, e cila vlen tri pikët e para sezonale. Katalanasi­t nuk arritën të shkëlqenin pa Mesin, edhe pse me dy blerjet e reja, Grizman e De Jong, që nga minuta e parë. Vetëm holandezi dha sinjale pozitive, teksa francezi "zvarritej" në fushë. Trajneri Valverde mund ta kishte kursyer këtë paraqitje të sulmuesit, por u kushtëzua nga dëmtimi i Luis Suarezit, që u detyrua ta linte terrenin e lojës në minutën e 37-të. Ishte hera e parë në këto gjashtë vite që Atletik Bilbao mundi Barcelonën dhe e treta radhazi që katalansit dështuan të merrnin një fitore ndaj tyre. Humbja e djeshme ishte një asist edhe për skuadrën e Realit të Madridit që pritet të shihet nëse do të përfitojë sa duhet nga kjo ndalesë e katalanasv­e që në javën e parë. NDESHJA

Ishte skuadra vendëse ajo që kishte shansin më të mirë në minutën e 7-të me anë të Injaki Uilliamsit, por Ter Shtegen bëri mrekullinë, duke mos lejuar topin të prekte rrjetën e portës. Vetëm 8 minuta më pas është sërish Injaki që vuri në provë portierin, por

gjermani tregon pse është ndër më të mirët në qarkullim. Rasti i parë për Barcelonën vjen në minutën e 33-të me Luis Suarezin, por shtylla i mohon golin uruguaiani­t. Vetëm një minutë më pas lojtari dëmtohet dhe pas konsultave me mjekët zëvendësoh­et. Në fundin e pjesës së parë është Rafinja ai

që provon nga jashtë zone, por topi i goditur prej tij përplaset në traversë. Në pjesën e dytë kishte pak aksione sulmuese nga të dyja skuadrat. Rasti i parë vjen në minutën e 70-të me Rakitiçin që gjuan nga brenda zonës, por pa sukses. Në të 84-ën është Grizman ai që mund të kishte shënuar

me kokë, por topi i tij kalon mbi traun e portës së portierit vendës. Atëherë, kur të gjithë prisnin vërshëllim­ën e arbitrit, Artiz Aduriz shënon një gol spektakola­r, duke ngritur në këmbë 47 mijë spektatorë­t e pranishëm në stadium, që shpërthyen në festë legjitime, pasi mundën kampionët në fuqi.

 ??  ?? Roveshata e Adurizit që shtriu në tapet Barcelonën
Roveshata e Adurizit që shtriu në tapet Barcelonën
 ??  ?? Suarez, pas dëmtimit në pulpë
Suarez, pas dëmtimit në pulpë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania