Panorama Sport (Albania)

Vllaznia peshkon një daneze, FSHF u jep 20 milionë

Mund të shkonte edhe më keq, sfida e parë më 11-12 shtator

- ARTIN LLESHAJ

Në Nion të Zvicrës u hodh dje shorti për fazën 1/32 në Champions League në futboll për femra. Ky event ishte historik për futbollin shqiptar, pasi për herë të parë mes 32 skuadrave më të mira të Europës bënte pjesë edhe Vllaznia. Goglat ishin të ndara në dy vazo me 16 ekipe, ku në vazon e parë ndodheshin skuadrat me koeficient­in më të lartë, ndërkohë në vazon e dytë ato që kishin një koeficient më të ulët, aty ku bënte pjesë edhe klubi shkodran. Fati u rezervoi vajzave kuqeblu si kundërshta­re Fortuna Hjorring të Danimarkës. Një ekip tepër i fortë dhe me shumë traditë në futbollin e femrave. Megjithatë, mund të shkonte edhe më keq, pasi në vazon e parë kishte gjithashtu ekipe të një rangu më të lartë se danezet, mjafton të përmendim disa emra si Barcelona, Lioni, Volfsburgu, PSG, Bajerni i Mynihut etj. Sigurisht që danezet janë favorite të padiskutue­shme në këtë përballje, por Vllaznia nuk ishte favorite as në fazën paraelimin­atore, e megjithatë bëri mrekullinë duke eliminuar

një tjetër kundërshta­r elitar në Europë si Gintra e Lituanisë. Një Vllazni që e ka përmbushur misionin e saj në Europë për këtë sezon, por që sigurisht nuk kërkon të vendosë limite, e pse jo të bëjë një tjetër hap gjigant në arenën ndërkombët­are. Ndërkohë, le

t'i hedhim një sy skuadrës daneze dhe historisë së saj.

Fortuna Hjorring, 10 herë kampione e Danimarkës

Fortuna Hjorring, skuadra me të cilën do të ndeshet Vllaznia në turin 1/32 në Champions League për femra, është një ekip me traditë si në Danimarkë, ashtu edhe në arenën ndërkombët­are. Një skuadër e formuar në vitin 1966, që numëron plot dhjetë tituj kampionë në Danimarkë (1994, 1995, 1996, 1999, 2002, 2009, 2010, 2014, 2016, 2018). Fortuna Hjorring njihet gjithashtu edhe për paraqitjet e saj në Europë, ku në vitin 2003 ka arritur të shkojë deri në finale të Ligës së Kampioneve, aty ku u thye nga suedezet e Umea me rezultatin 3-0. Në renditjen e përgjithsh­me të UEFA-s, Fortuna Hjorring mban vendin e 13-të, që tregon qartë se kemi të bëjmë me një prej skuadrave elitare të kontinenti­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania