Panorama Sport (Albania)

Duro: Partizani një hap para, por dua trofeun

Trajneri Lerda vijon avazin, stërvitje "të blinduara"

- VLADIMIR MEMA

Kukësi prezantoi trajnerin Shpëtim Duro në datën 25 korrik. Afrimi i teknikut kryeqyteta­s ka një qëllim të qartë, ku tashmë Kukësi me Duron pretendon titullin kampion. Kreu i klubit premtoi 2-3 goditje, afrime të cilat do vinin në klubin verilindor për të forcuar ekipin dhe për të plotësuar dëshirat profesiona­le të trajnerit të ri për një skuadër më të mirë dhe më të saktë...

Nën ritmet e këngëve për skuadrën e Partizanit, ka nisur edhe seanca e djeshme stërvitore e të kuqve në kompleksin "Pepa" të qytetit të Elbasanit, të cilët prej tri ditësh janë grumbullua­r në këtë qytet në kuadër të sfidës së Superkupës ndaj Kukësit që do të luhet nesër në "Elbasan Arena". Gjatë rreshtimit të lojtarëve dhe vendosjes nën urdhrat e teknikut italian, në sfond dëgjohen njëra pas tjetrës disa prej këngëve që janë thurur për skuadrën e kuqe. Optimizmi duket në maksimumin edhe këto ditë të nxehta vere, edhe pse me një orar disi jo të zakontë sa i përket stërvitjes.

DYER TË MBYLLURA Ashtu si një ditë më parë, edhe seanca e djeshme stërvitore u krye me dyer të mbyllura dhe u vendosën shiritat në hyrje të fushës stërvitore, për të penguar mediat, si edhe vizitorët. Gjithsesi, u tolerua disi 15 minutat e para, ku Lerda i mori lojtarët e tij në një cep të fushës dhe po bënte analizën teorike, meqenëse nuk kishte diçka për të fshehur në këtë aspekt. Duket se italiani i kushton shumë rëndësi edhe pjesës

teorike, pasi pothuajse në çdo seancë, edhe dje, minutat e para ia kushtoi pikërisht kësaj pjese, për të vijuar më pas me praktikën.

REGJIMI - Ditën e djeshme stërvitja ishte programuar në orën 10:00 për të kuqtë, duke u dhënë mundësi futbollist­ëve të

flenë një orë më shumë sa i përket mëngjesit. Ky ndryshim orari u bë ndoshta edhe për shkak të rënies disi të temperatur­ave. Herët e kaluara stërvitja ka filluar në orën 9:00 dhe kuptohet që nuk ka qenë shumë e lehtë për një pjesë të lojtarëve të zgjohen herët. Me një përllogari­tje

të thjeshtë, futbollist­ëve u duhet që të paktën të zgjohen në orën 7 të mëngjesit për të qenë gati për stërvitjen në Elbasan. Përpos të tjerave, këtu përllogari­tet koha e ngrënies së mëngjesit, si edhe ajo e udhëtimit nga Tirana për në Elbasan. Ajo që të bën të çuditesh në këtë aspekt, është edhe lirshmëria që i është lënë ekipit në udhëtim, ku pjesa më e madhe e tyre vijnë me makinat personale dhe një pakicë e vogël me autobusin e ekipit.

"LUFTË" NË STËRVITJE -

Sa më shumë i afrohemi ndeshjes së Superkupës, aq më shumë Lerda improvizon skena loje në skuadër, me episode që mund të ngjasin në ndeshje. Së pari, në takimet brenda grupit që zhvillon skuadra, nuk mungon loja e ashpër e futbollist­ëve, sigurisht pas miratimit edhe të teknikut italian. Vetë trajneri u ka kërkuar lojtarëve ta vlerësojnë lojën brenda grupit në stërvitje, e tillë si të ishte një ndeshje reale, ndonëse ndërhyrjet që mund të dëmtojnë shokun janë të dënueshme. Shpeshherë nuk mungojnë edhe ndërhyrjet përtej limiteve brenda grupit, por për fat të mirë nuk ka pasur dëmtime në kampin e kuq nga loja e rëndë.

GODITJET STANDARDE

- Rëndësi e veçantë u është kushtuar edhe goditjeve standarde, sidomos atyre nga këndi, pasi, me sa duket, Lerda beson se është një nga mënyrat më të lehta për të gjetur rrugën e rrjetës. Nga goditjet e ndaluara u dhanë udhëzimet si për mënyrën e shënimit të golit, por edhe në mbrojtje, duke mos lënë hapësira për kundërshta­rët, kur të gjenden në një situatë në disfavor. Mbetet për t'u parë nëse në ndeshjen ndaj Kukësit të dielën do të bëjnë punë skemat e Lerdës dhe të fitojë trofeun e parë me kampionët e Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania