Panorama Sport (Albania)

Belica: Duhet të përshtatem­i, ta nisim mbarë me Kukësin

Mbrojtësi flet para Kukësit dhe tregon rivalët

-

Mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, ka besim se "demat e kuq" do ta nisin mbarë sezonin e ri, edhe pse kampionët e Shqipërisë kanë bërë ndryshime të dukshme nga fundi i edicionit të shkuar. Me një staf e skuadër pothuajse të re, mbrojtësi nga Struga mendon se që në takimin e Superkupës me Kukësin ekipi do të tregojë vlerat që mbart. Në një prononcim të dhënë për "RTSH"-në, Belica shprehet se lojtarët duhet t'u binden urdhrave të stafit të ri që ka tashmë Partizani, ndërsa flet edhe për pretendent­ët e sezonit të ri.

GRUPI - "Gjendja e skuadrës është e mirë. Pas ndeshjeve në Europë, kthehemi për Superkupën. Fokusi është së pari për ndeshjen e Superkupës ndaj Kukësit, pastaj ta nisim mbarë edhe kampionati­n. Ka pasur shumë ndryshime. Ka ardhur një staf që është 70-80% i ri, si dhe ka pasur edhe ndryshime te lojtarët, ku ka pasur largime dhe afrime. Duan dhe ato kohën e tyre".

DY NDESHJE NDAJ KUKËSIT "Kalendari është ai që është. Edhe në fillim, edhe në fund, ne do të përballemi edhe me Kukësin dhe me të gjitha ekipet e tjera. Fillimin e sezonit duhet ta nisim mbarë, me shpresë që të bëjmë edhe një ndeshje të mirë në Superkupë".

MODULI - "Trajneri dhe stafi, ata e vendosin për formacioni­n. Ne si lojtarë, duhet të bëjmë atë që thuhet dhe vendosin ata". RIVALITETI - "Kukësi dhe Partizani do të jenë sigurisht pretendent­ë kryesorë për këtë kampionat, duke futur brenda edhe Tiranën, Laçin ndoshta edhe Teutën. Këto do të jenë disa nga ekipet kryesore pretendent­e për këtë sezon të ri në Kategorinë Superiore".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania