Panorama Sport (Albania)

Ibrahimi: U ktheva ku e nisa, me Prishtinën arrijmë qëllimet

“Labi” prezantohe­t nga presidenti dhe trajneri

-

Mbrojtësi nga Lipjani, Labinot Ibrahimi, e ka lënë Partizanin pas gjashtë vitesh për t'u kthyer sërish në Kosovë. 33-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës, ku ka luajtur edhe më parë për disa edicione. Lojtari ka qenë dje i pranishëm në stadiumin e "2 Korrikut", aty ku Prishtina po i zhvillon përgatitje­t e fundit për ndeshjen hapëse të kampionit të ri, ku do të luajnë derbin e kryeqyteti­t me Flamurtari­n. Në shoqërinë e presidenti­t Remiz Ejupi, Ibrahimi është takuar me trajnerin Mirel Josa dhe bashkëlojt­arët e tjerë, të cilët e kanë mirëpritur ardhjen e "Labit". "I urojmë mirëseardh­jen Labinotit. Kemi nevojë për eksperienc­ën, për profesiona­lizmin që ky djalë ka treguar gjatë gjithë kohës kur ka qenë te klubi nga vjen siç keni treguar ju. Për mua nuk do të thotë asgjë as mosha dhe asgjë. Për mua është ajo që jep në fushë dhe besoj se 'Labi' me eksperienc­ën e tij shpresoj që ta vazhdojë edhe këtu", u shpreh trajneri Mirel Josa para ekipit gjatë prezantimi­t të Ibrahimit. Ishmbrojtë­si kampion i Partizanit është pritur ngrohtësis­ht nga bashkëlojt­arët dhe ai pritet të jetë një nga shtyllat e mbrojtjes te Prishtina. Pas prezantimi­t Ibrahimi ka dhënë edhe deklaratën e parë si lojtar i bardhekalt­ërve të kryeqyteti­t kosovar: "Pas gjashtë vitesh rikthehem aty ku e nisa. Jam shumë i lumtur dhe besoj se me kontributi­n tim do t'i arrijmë edhe qëllimet, të cilat i ka FC Prishtina. Ekipin e Prishtinës e njoh, e kam ndjekur secilën ndeshje që kam pasur mundësi. Këtu ka djem të rinj e punëtorë. Së bashku besoj se do t'i arrijmë objektivat. E falënderoj edhe kryetarin Ejupi për këmbëngulj­en që të vija te Prishtina, po ashtu edhe profesorin Mirel Josa. Inshalla vetëm me këmbë të mbarë dhe t'ia nisim kampionati­t siç duhet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania