Panorama Sport (Albania)

Duro: Të kuqtë një hap para, por dua Superkupën

"Të kuqtë kanë ndryshuar pak, besoj te fitimi i trofeut"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi prezantoi trajnerin Shpëtim Duro në datën 25 korrik. Afrimi i teknikut kryeqyteta­s ka një qëllim të qartë, ku tashmë Kukësi me Duron pretendon titullin kampion. Kreu i klubit premtoi 2-3 goditje, afrime të cilat do vinin në ekipin verilindor për të forcuar ekipin dhe për të plotësuar dëshirat profesiona­le të trajnerit të ri për një skuadër më të mirë dhe më të saktë. Kur afrimet duket se po konkretizo­hen me kalimin e ditëve, presidenti Gjici i plotësoi dhe një kusht tjetër trajnerit, edhe pse ky i fundit duket se i ka bërë nder klubit duke negociuar e afruar në stafin e ekipit dy emra të njohur në trajnim. I pari është ish-përgatitës­i atletik i Partizanit, Andi Kulli. "Qershia mbi

tortë" për plotësimin e stafit ka qenë zv.trajneri i ri. Ai është një emër i njohur në futboll, por më tepër i njohur në Francë dhe Europë, sesa në Shqipëri. Bëhet fjalë për Sero Noka, i cili ka një karrierë të gjatë në trajnim, pasi prej 15 vitesh punon në Francë tek akademia e Le Havres, trajner i ekipeve U-17 dhe U-19. Ka qenë tekniku Duro që si një njohje dhe mik të vjetër i ka bërë ofertë Nokës të bëhet pjesë e stafit të Kukësit si ndihmësi i tij. Projekti, dëshira dhe miqësia që ai ka me trajnerin Duro bënë që Noka ta pranonte

këtë ftesë për bashkëpuni­m. Noka ka punuar dhe për anglezët e Leister, si rekrutues talentesh. Me këto dy afrime, stafi është i kompletuar.

PRONONCIMI - Ekipi i Kukësit duket tërësisht i rindërtuar nga ai i sezonit të kaluar, veçanërish­t në repartin e mbrojtjes. Nën drejtimin e teknikut Shpëtim Duro, skuadra po përpiqet të jetë gati për nisjen e sezonit të ri, si edhe për ndeshjen e Superkupës ndaj Partizanit. Në një intervistë për "Top Channel", trajneri Duro bën një analizë të ekipit, si dhe flet gjithashtu për merkaton dhe finalen e Superkupës.

NDRYSHIMET- "Po tentojmë për të zëvendësua­r lojtarët e larguar. Ka vështirësi, sepse akoma nuk kanë ardhur. Kotobelli tani është bashkuar. Një mbrojtës qendre (Erhun Obanor) pritet nesër (sot). Por, nuk kanë

shumë kohë të jenë me skuadrën për ndeshjen e parë".

LARGIMET- "Lojtarë të tillë që kanë dhënë shumë për klubin, nuk kam unë të drejtë t'i largoj nga skuadra. Këtë nuk duhet ta çojë askush nëpër mend. Por, bisedimet me presidenti­n nuk kanë shkuar aty ku të arrihet edhe marrëveshj­a".

PRAG PARTIZANI- "Ne po bëjmë maksimumin që të bëjmë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë. Është logjike që Partizani të jetë një hap më para, sepse nuk ka pasur ndryshime, kurse ne kemi pasur edhe këto problemet. Kam besim te kualiteti i skuadrës dhe tentojmë për të fituar Superkupën. Edhe një miqësore duhet ta fitosh, jo më një trofe si Superkupa. Periudha është e shkurtër, do bëjmë maksimumin, por kur kam ardhur, objektivi im ka qenë kampionati dhe Kupa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania