Panorama Sport (Albania)

Tirana dështon me Ahmatajn, trajneri tërhiqet pas “presioneve”

-

Julian Ahmataj nuk do të jetë pjesë e Tiranës. Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar, duket se bardheblut­ë kanë dalë blof dhe njoftimi se Julian Ahmataj do të ishte trajneri i 17-vjeçarëve dhe skauti i klubit, i ka lënë me gisht në gojë të gjithë në ambientin bardheblu, ose të paktën duke gëzuar një pjesë prej tyre. Në fakt, ka qenë Ahmataj që pasi është prezantuar nga klubi është tërhequr nga pozicioni që duhet të merrte, duke habitur edhe presidenti­n Refik Halili, i cili që para disa ditësh për “Panorama Sport” dha sinjalet e para të ndarjes pa nisur puna.

ARSYEJA – Është e qartë se arsyeja për mospranimi­n e punës nga Julian Ahmataj ka qenë presioni i madh. Edhe pse ai duhet të niste punë të hënën që shkoi, një gjë e tillë nuk ndodhi. Mësohet se nga brenda klubit nuk është pritur mirë afrimi i Ahmatajt dhe ky i fundit e ka kuptuar dhe është larguar që të mos kishte asnjë keqkuptim apo të kishte njerëz të cilët qëndronin me kokën pas apo të trembur. Ai ka shkuar te Refik Halili dhe i ka thënë se nuk mund të punonte në një ambient ku shumë vetë e shohin me dyshim.

E KALUARA – Julian Ahmataj është një futbollist dhe trajner i njohur në Shqipëri. Karrierën si futbollist e ka nisur tek Elbasani, më pas ka luajtur te Bylisi, Dinamo, Teuta, Partizani, Flamurtari dhe në sezonet 2009-2010 e 2011-2013 te Tirana, duke u aktivizuar në 71 takime e duke shënuar katër gola. Ka luajtur me Kombëtaren A dhe U-21. Si trajner ka drejtuar Teutën, Bylisin, Besën, Korabin, Burrelin, Kamzën dhe Luftëtarin. Ka në palmares disa trofe të fituar në karrierën e tij të gjatë sportive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania