Panorama Sport (Albania)

Bardheblut­ë, në delir: Fitojmë derbin dhe titullin

Të gjithë në një mendje, duan të bëjnë gjëra të mëdha

- OLSI AVDIAJ

Klubi i Tiranës festoi pardje 99-vjetorin e krijimit, ndërsa teksa janë futur në vitin jubile të 100-vjetorit, fiksim i klubit është fitimi i kampionati­t. Trajneri Ardian Mema, drejtori Arbi Laçi, por edhe disa nga lojtarët që pritet të jenë protagonis­të në sezonin e ri, folën për mikrofonin e “SuperSport­it”, në lidhje me pritshmëri­të që kanë këtë sezon.

MEMA – “Besojmë dhe shpresojmë te 100-vjetori. Tirana është klub i madh dhe duam të bëjmë më të mirën për veten dhe tifozët. Jemi mbledhur që në fillim me presidenti­n dhe me Arbin, besoj se kemi bërë një punë të mirë të tre bashkë. Unë i bëj gjërat me staf. Kemi analizuar vitin që kaloi dhe për të parë gabimet që janë bërë”.

LAÇI – “Kemi qenë agresivë në merkato që në qershor. Skuadra kishte nevojë për disa riparime. Bëmë disa riparime në qershor dhe kjo dha të kuptohej se kemi ambicie të mëdha për këtë sezon. Këtë vit, jemi munduar të marrim lojtarë që të na përshtaten, ndonjëherë nuk mjafton vetëm cilësia. Merkato? Vangjeli ka firmosur, e presim në datën 24 gusht. Për sa i përket Lilës, është një mundësi, por ende jemi në merkato. Është një lojtar me shumë vlera, por ndonjëherë gjërat nuk janë aq të lehta”.

OSMANI – “Një nga arsyet që nuk e kam refuzuar ofertën e Tiranës, ka qenë edhe fakti se jam nga të fundit që kam fituar me Tiranën, edhe përballë Partizanit. Andi Lila? Jo vetëm unë, por të gjithë e duan një lojtar si Lila në ekip, por kjo mbetet midis Andit dhe presidenti­t”.

BATHA – “Për koincidenc­ë, kur unë stërvitesh­a me ekipin e parë të Tiranës, kur luaja me moshat, ka qenë aty edhe Osmani, Andi Lila, Devi Muka. Ka qenë ai grupi që kishte dalë kampion. Këtë vit, kanë ardhur shumë lojtarë nga ato vite që kam qenë unë. Besoj se kjo Tiranë mund të ecë lart”.

KARABECI – “Njëmbëdhje­të vite lojtar i Tiranës. Kam kaluar plot vështirësi. Nuk është e lehtë të jesh lojtar i Tiranës, do të kalosh edhe vështirësi. Por, kam kaluar edhe momente të bukura. Gjithë këto vite, besoj ka ardhur koha për një trofe të rëndësishë­m. Kemi fituar vetëm Kupa e Superkupa”.

G. HALILI – “E kam thënë edhe më herët, konkurrenc­a i bën mirë ekipit. Të gjithë nuk duhet të shohin interesin e vet, por interesin e fanellës dhe klubit. Edhe babi mendon kështu. Vitet e kaluara e tregojnë që nuk kam pasur mbështetje­n e tij, nga minutat e luajtura”.

MUÇI – “Ishte kënaqësi të shënoje ndaj Realit (me Kombëtaren e moshave), është ekipi që bëj tifo. Një ndjenjë shumë e bukur. Unë nuk mendoj për shifra, duhet vetëm të luaj në fushë. Rroga? 300 mijë lekë (qesh)”.

NGO – “Jo, nuk pi më alkool. Do t’i marrim gjërat me radhë. Do të fitojmë të parën, pastaj të dytën e kështu me radhë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania