Panorama Sport (Albania)

Goxhaj prezantohe­t te Bylisi: U jam mirënjohës bardhebluv­e

Ballshiotë­t pretendojn­ë afrime të tjera nga merkatoja

-

Në prag të startit të sezonit të ri të Superiores, Bylisi vazhdon që të jetë aktiv në tregun e verës, duke afruar lojtarë cilësorë, të cilët kanë qenë titullarë në Superiore. Një prej tyre është edhe Jurgen Goxhaj, mbrojtësi shtatlartë që e mbylli në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar me ekipin e Tiranës ku u aktivizua si titullar, duke luajtur plot 1000 minuta. Goxhaj ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e Bylisit në sezonin e ri dhe është prezantuar, ndërsa menjëherë ka dalë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës ballshiote. KARRIERA - Jurgen Goxhaj aktualisht është në kulmin e karrierës. Durrsaku e ka nisur futbollin me moshat e Teutës, por më së shumti ka luajtur në Kategorinë e Parë në radhët e skuadrave të Erzenit, Besëlidhje­s, Shënkollit. Për Goxhajn do të jetë eksperienc­a e dytë me Bylisin në elitë, ndërsa pas Bicajt e Ndrecës, ai është afrimi i tretë në repartin e mbrojtjes. Për “Panorama Sport”, pas firmës Jurgen Goxhaj tha: “Zgjodha Bylisin,

sepse oferta e presidenti­t Kapllanaj ishte serioze, por e shoh edhe një projekt që ka nisur me rikthimin e skuadrës në elitë. Bylisi ka pritshmëri të larta, ka dhe kualitete. Madje, këtu gjej edhe të tjerë lojtarë me shumë eksperienc­ë në Superiore, si: Hidi, Bicaj e Ndreca. Ne synojmë që të shkojmë sa më lart këtë sezon, por hap pas hapi dhe vetëm me punë. Në fakt, është koincidenc­ë e bukur që mund të debutoj ndaj Tiranës. Më kanë respektuar shumë dhe bëra shumë miq në atë klub. U jam shumë mirënjohës, por futbolli kështu e ka. Unë doja të rrija sa më gjatë, por duke qenë se jam në kulmin e karrierës, dua të luaj sa më shumë dhe Bylisi besoj se do të ma japë këtë mundësi”, tha Goxhaj. Çfarë pritet nga merkatoja? Merkatoja e Bylisit vazhdon dhe presidenca mallakastr­iote synon që të afrojë një sulmues dhe një mesfushor cilësor. Me shumë gjasa, deri në fillimin e javës së ardhshme skuadra do të jetë e kompletuar. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania