Panorama Sport (Albania)

Daja shkund ekipin, pret më shumë nga të rinjtë

-

Ilir Daja fillon të vendosë diktatin e tij te Skënderbeu. Pas më shumë se një jave në krye të ekipit, ai ka marrë frenat në dorë dhe ditën e djeshme ka “shkundur” grupin. Tekniku po mundohet që t’u injektojë grintën dhe mentalitet­in e duhur lojtarëve, ndaj herë-herës nuk është kursyer në kërkesë llogarie. Duke parë që ekipi është kryesisht me element të rinj dhe me lojtarë që nuk kanë eksperienc­ën e duhur, 52vjeçari ka dashur t’i “shkundë” të gjithë, për të mbyllur njëherë e mirë vorbullën e një ekipi që nuk reagon në momentet e vështira. Në fund të seancës së djeshme, trajneri i Skënderbeu­t ka mbajtur të tijtë për rreth 20 minuta në një analizë presezonal­e, duke shpjeguar gjithçka ai kërkon për ekipin e tij në sezonin e ri. “Jemi një ekip i ri dhe i ndërtuar mbi bazën e lojtarëve të rinj në moshë, duke i miksuar me futbollist­ë që kanë eksperienc­ën në kampionat. Duhet të kuptoni se jeni pjesë e Skënderbeu­t, një ekip që hyn gjithmonë me objektivin maksimal në një ndeshje. Skënderbeu është ai që mund t’u japë emër lojtarëve të rinj dhe të talentuar si ju, nëse tregoni se jeni në lartësinë e duhur dhe jepni gjithçka për këtë skuadër. Dua që ju të luftoni dhe të tregoni gjithmonë reagim pas çdo ndeshjeje që nuk mund të shkojë si duhet. Mbështetja ime dhe e klubit do të jetë maksimale dhe mua do të më keni gjithmonë në krah, por të njëjtën gjë dua nga ju. Dua që të luftoni të gjithë dhe të hyni në fushë të karikuar dhe me përqendrim maksimal”, theksoi Ilir Daja në analizën e parë sezonale përpara ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania