Panorama Sport (Albania)

Goditje dyshe e Lushnjës, firmosin Canka e Ibrahimlla­ri

Mesfushori-mbrojtës rrogozhina­s vihet nën urdhrat e Gjylës

- ALBAN ALUSHI

Dy firma të tjera te Lushnja. Pas Ar bër Mones, i cili firmosi të enjten, drejtuesit e klubit lushnjar kanë mbyllur marrëveshj­en edhe me Mikel Cankën dhe Beqir Ibrahimlla­rin, të dy pjesë e Egnatias sezonin e kaluar. Duket se drejtuesit e Lushnjës po e bastisin Egnatian. Të dy këta futbollist­ë kanë firmosur dje kontratën njëvjeçare dhe janë prezantuar nga sekretari i klubit, Edison Koçi. Plotësohet kështu organika e Lushnjës, por merkatoja ende nuk është mbyllur.

CANKA - Mikel Canka u largua nga Lushnja pas rënies së saj nga Superiorja dhe tashmë rikthehet me misionin për ta çuar sërish në këtë kategori. Futbollist­i 32vjeçar është paraqitur dje në zyrat e klubit verdhejesh­il dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, siç kanë bërë të gjithë të tjerët. “Kemi rënë dakord për gjithçka dhe kam firmosur kontratën me Lushnjën. Shpresoj të shkojë mbarë gjithçka”, është shprehur Canka për “Panorama Sport”. Sulmuesi lushnjar i është bashkuar skuadrës në stërvitje, duke nisur një tjetër rrugëtim te Lushnja. Tashmë dyshja e sulmit të Lushnjës do të përbëhet nga dy emra të njohur, Fatjon Sefa dhe Mikel Canka. “Jam shumë i kënaqur që do të jem pjesë e Lushnjës për kampionati­n e ri. Është një skuadër pretendent­e dhe me ambicie për Superioren. Rikthehem dhe gjej partner të sulmit një kampion të madh si Sefa, por edhe shumë shokë të tjerë. Mbi të gjitha, rigjej tifozërinë e Lushnjës, që e kam në zemër”, deklaroi më tej Canka. Sulmuesi i njohur rikthehet pas një viti te Lushnja. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Egnatias fqinje,

ndërkohë që në karrierën e tij ka luajtur edhe për Apoloninë e Luftëtarin. Me këtë lëvizje, Lushnja përforcohe­t në sulm, por nuk është çudi të ketë edhe ndonjë goditje tjetër për ofensivën. Me skuadrën myzeqare ka kohë që stërvitet edhe sulmuesi

tjetër lushnjar, Brunild Pepa, por deri tani nuk ka pasur ndonjë akord mes palëve për bashkëpuni­m.

IBRAHIMLLA­RI – Rrogozhina­si Beqir Ibrahimlla­ri është një tjetër lojtar që i është bashkuar dje Lushnjës zyrtarisht. Mesfushori 27-vjeçar

firmosi kontratën 1-vjeçare me klubin verdhejesh­il dhe është gati për trajnerin Ilir Gjyla. Më parë ka luajtur për Sukthin, Kamzën, Burrelin dhe Egnatian. Pozicioni i tij është mesfushor qendre, por luan edhe si qendërmbro­jtës, aty ku skuadra verdhejesh­ile ka pasur

më shumë nevojë për përforcime. “Jam shumë i lumtur që do të luaj me një skuadër si Lushnja, që pretendon Superioren”, tha shkurt Ibrahimlla­ri për gazetën. Ai dhe mbrojtësi Brahimaj e veshin për herë të parë fanellën verdhejesh­ile.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania