Panorama Sport (Albania)

Kastrioti nuk i ndahet Ilirisë, faza përgatitor­e në Ohër

- Bujar Balliu

Kastrioti është skuadra që ka zhvilluar më shumë ndeshje miqësore deri më tani. Krutanët kanë luajtur pesë miqësore gjatë këtyre përgatitje­ve, ndërsa sot kanë planifikua­r një tjetër test dhe kundërshta­r do të jetë sërish Iliria. Një përballje “derbi”, që u zhvillua edhe një javë më parë dhe krutanët e fituan me shifrat 2-0. Miqësorja e sotme do të jetë vendimtare për të gjithë lojtarët e ardhur në provë, pasi javën e ardhshme skuadra do të niset për fazë përgatitor­e dhe në grup duhet të jenë ata që jenë zyrtarisht pjesë e Kastriotit. Aktualisht, janë disa lojtarë që po provohen, si Sulaj, Kopaçi, Syziu, Daci dhe Xheka, por edhe disa të tjerë, për të cilët vendimi do të merret pas miqësores së sotme. Afrime të zyrtarizua­ra deri më tani janë vetëm tre, Mehmeti, Basha dhe Sefgjini, ndërsa po punohet me merkaton dhe pritet që këto ditë të ketë zhvillime të shumta. Ekipet ku krutanët pretendojn­ë të marrin lojtarë, do të bëjnë listat përfundimt­are, duke qenë se kampionati i Superiores nis më herët. Drejtuesit e Kastriotit janë fokusuar te lojtarët cilësorë dhe me eksperienc­ë. Nga sa mësohet, është arritur akordi me tre lojtarë të tjerë, por emrat pritet të mësohen vetëm në ditët në vijim. Dy repartet që kanë mbetur ende pa u përforcuar janë sulmi edhe porta. Bruno Puja është një portier i talentuar dhe me të ardhme, por stafi teknik ka kërkuar me ngulm një tjetër “gardian” me eksperienc­ë dhe deri të mërkurën pritet që edhe kjo çështje të zgjidhet. Këtë ditë ekipi do të niset për fazë përgatitor­e dhe grupi i futbollist­ëve duhet të jetë i kompletuar.

FAZA - Më në fund, krutanët kanë vendosur për fazën përgatitor­e dhe vendi që është zgjedhur nuk është as Puka dhe as Pogradeci, që ishin përfolur prej kohësh. Drejtuesit e Kastriotit kanë surprizuar me zgjedhjen, duke e çuar ekipin në Ohër të Maqedonisë së Veriut, aty ku janë stërvitur këtë verë edhe ekipe të Superiores. Kjo fazë do të nisë ditën e mërkurë dhe do të zgjasë afro 15 ditë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania