Panorama Sport (Albania)

Shtohen shkodranët, edhe Rexhepi te Besëlidhja

Portieri i është bashkuar skuadrës së trajnerit Plori

-

Besëlidhja po vijon stërvitjen me ritëm të lartë dhe me shumë ndeshje miqësore në mes. Të mërkurën lezhjanët luajtën në Durrës ndaj Skënderbeu­t, ku humbën minimalish­t, ndërsa të dielën do të përballen sërish me Vllazninë, por këtë herë në stadiumin “Loro Boriçi”. Me kalimin e kohës duket se Besëlidhja është rritur ndjeshëm. Sidomos në miqësoren e Kavajës me Besën, kjo skuadër tregoi një formë shumë të mirë, duke shënuar plot 6 herë. Drejtuesit e klubit kanë bërë deri tani shumë lëvizje, duke afruar në skuadër lojtarë me shumë përvojë

si Sheta, Gjorgjeviç dhe Hajdari, por edhe të rinj të talentuar. Ndoshta deri në mbylljen e merkatos do të ketë edhe ndonjë afrim të fundit nga presidenti Gjok Noka.

PORTIERI REXHEPI - Një tjetër shkodran

është bashkuar me Besëlidhje­n dhe bëhet fjalë për portierin Fabjol Rexhepi. Ai i është bashkuar ekipit të trajnerit Elvis Plori ditën e enjte në stërvitje, por ende nuk është bërë me dije nëse është zyrtarisht pjesë e Besëlidhje­s apo jo. Numri i futbollist­ëve shkodranë për sezonin është shtuar së fundmi me Arsen Hajdarin dhe ndoshta me portierin Rexhepi. Një pjesë e mirë e formacioni­t të skuadrës lezhjane do të përbëhet nga shkodranët. Nëse qëndron edhe Rexhepi, porta e Besëlidhje­s do të jetë totalisht në dorë të shkodranëv­e, pasi edhe portieri tjetër, Bajri, është nga ky qytet. DIBRA - Shkodrani më jetëgjatë i Besëlidhje­s pas viteve ‘90 është mbrojtësi Klejdi Dibra, i cili ka mbyllur 8 sezone me fanellën e saj dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Për “Panorama Sport”, mbrojtësi thekson: “Besoj se sezoni i ri do të jetë ai i duhuri për Besëlidhje­n dhe për këtë më bën optimist performanc­a e deritanish­me e skuadrës, si dhe puna e trajnerit Elvis Plori. Në miqësoret që kemi zhvilluar deri tani, ku dy prej tyre ishin ndaj ekipeve të Superiores, dhamë më të mirën tonë në fushë dhe paraqitja e skuadrës më është dukur mjaft premtuese. Shpresoj se deri në mbyllje të fazës përgatitor­e skuadra do të jetë në nivelin e duhur nga të gjitha pikëpamjet. Kam shumë besim se do të jemi gati që në start për të marrë atë për të cilën po punohet intensivis­ht gjatë kësaj periudhe dhe ta ngjisim Besëlidhje­n në elitën e futbollit shqiptar”. P. GJIKOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania