Panorama Sport (Albania)

Kapiteni i Apolonisë: Kujdes, në Shqipëri ndodhin çudira

“Jemi pretendent­ë seriozë, por le t’ia lëmë kohës”

- BUJAR RAMA

Në 4 miqësore të zh villuara gjatë kësaj vere, Apolonia ka regjistrua­r këtë bilanc: 1 fitore (Bylis-Apolonia 0-1), 1 barazim (Oriku-Apolonia 1-1) dhe 2 humbje (Bylis-Apolonia 3-1, Luftëtari-Apolonia 1-0). Katër teste në transfertë, si shkak i shtrimit të tapetit të ri në stadiumin “Loni Papuçiu”. Ndeshje që i kanë shërbyer stafit teknik të Apolonisë, ca më tepër që 3 prej tyre janë zhvilluar ndaj ekipeve të Superligës, si dhe 1 ndaj Orikut.

Nëse porta është e blinduar me Çakon dhe Harizajn dhe mesfusha ka shumë alternativ­a, mbrojtja dhe sulmi mbeten shqetësim për fierakët. Prapavija ende nuk ka lojtarë “natyralë” për çdo pozicion, ndërsa sulmi shfaq përherë probleme finalizimi. Trajneri

Mërgjyshi është i prirë ndaj lojës sulmuese dhe statistika­t e tregojnë qartë që Apolonia më shënuese e 4 sezoneve të fundit, është ajo e drejtuar nga kryeqyteta­si. Branica është “basti” i sezonit për të sjellë golat e munguar në skuadër, por peqinasi ka edhe të tjerë lojtarë që e njohin mirë portën, si Mihana, Hysenshaha­j, Sharavolli, Gjata dhe K.Mehmeti.

HYSENSHAHA­J - Taulant Hysenshaha­j, kapiteni i Apolonisë, nuk di të bëjë kompromise. “Nuk jam kundër asaj që Apolonia pritet të jetë pretendent­e kryesore për Grupin B, por jo ta bëjmë si fakt të kryer, - e nis kapiteni fierak. - Gjasat janë optimiste, por vetëm kaq, sepse jemi ende herët. Ndonjëherë na dëmtojnë ngutjet drejt objektivav­e, pa pasur ende skuadrën e duhur. Jo se nuk e synojmë Superligën, por le ta themi në kohën e duhur, kur të kemi skuadrën e formatuar totalisht. Le të rrimë me këmbë në tokë për momentin, pasi në Shqipëri ndodhin çudira brenda një nate dhe një skuadër që nuk e mendon, për 24 orë të shfaqet befas pretendent­e, edhe pse mund të dukej modeste gjer në atë kohë. Duhet të jemi më të qetë, të presim dhe të shohim. Kjo nuk do të thotë se dyshojmë te përforcime­t dhe prurjet cilësore, pasi jemi ndër klubet më serioze të futbollit shqiptar, por le të presim. Skuadra jonë? Është në rrugën e duhur, kemi një trajner ekspert në drejtim, ndaj edhe optimizmin shpesh pa dashje e kalojmë në eufori”. Numri 10 i Apolonisë jep edhe një opinion disi të rezervuar për rivalët e kampionati­t të ardhshëm. “E thashë, njësoj si kudo, situata mund të ndryshojë në çdo çast, edhe në limite të merkatos. Gjer tani shoh si rivale kryesore këto skuadra: Lushnjën, sepse ka lojtarë me përvojë në përbërje dhe është e fundit skuadër që ka qenë në Superligë nga grupi ynë; Besën, që i është shtuar ‘oreksi’ nga sezoni i kaluar dhe Pogradeci, një ekip gjithmonë simpatik dhe i fortë për këto nivele”, thotë Hysenshaha­j.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania