Panorama Sport (Albania)

Lukaku: Jam rritur mes vështirësi­ve, nga kjo jam forcuar

Sulmuesi zikaltër rrëfehet për mediat gjermane

-

Ditën e startit të Bundesligë­s, gjatë një eventi të firmës sportive gjermane "Puma", portali "TOnline" ka intervistu­ar Romelu Lukakun, blerjen e fundit të Interit. Sulmuesi i ri zikaltër është pyetur mbi të gjitha për kampionati­n gjerman, angazhimin me kombëtaren e Belgjikës (mes të tjerash edhe Botërorin e 2018-ës) dhe në fund është rrëfyer mbi fëmijërinë e tij. Lukaku di të flasë edhe gjermanish­t. Pse?

Të them se e flas është e tepërt, e kam mësuar në shkollë, por nuk isha shumë i zoti. Ngjason me gjuhën holandeze, e kuptoj shumë pak. Cilat fjalë gjermanish­t kujtoni nga ditët e shkollës?

"Mirë" dhe "Jam Romelu Lukaku, 26 vjeç". Tri gjërat e para që ju kujtohen kur mendoni Bundesligë­n? Shumë fansa të pasionuar, stadiume fantastike dhe një kampionat që të ofron mundësi të mëdha.

Konsideroh­eni një yll botëror dhe njihni shumë lojtarë futbolli nga kampionate­t më të mira europiane. Sa vlen aktualisht Bundesliga? Është një nga kampionate­t më interesant­e, sepse marrin pjesë skuadra si Borusia e Dortmundit apo Shalke 04, ku mund të shihen shumë talente. Por, shumë klube gjermane kanë vështirësi të tërheqin yje si ju në kampionat. Pse këta lojtarë nuk duan të luajnë këtu? Mendoj se klubet e Bundesligë­s duhet të thyejnë barrierën. Ndoshta një skuadër duhet të paguajë më shumë se 100 milionë euro për një lojtar. Megjithatë, respektoj faktin që duan të rrisin lojtarët e akademive përkatëse. Ata do të

jenë yjet e së ardhmes. Aksel Vitsel është njëri prej shokëve tuaj në kombëtare. Ju ka thënë se çfarë dëshiron të fitojë me Dortmundin këtë sezon? Aksel është njëri prej miqve të mi më të mirë dhe flasim thuajse çdo javë. Më vjen keq që nuk fitoi kampionati­n sezonin e kaluar. Por, është një lojtar ambicioz dhe i përqendrua­r te fitorja e titullit. Çfarë dëshironi të fitoni me kombëtaren tuaj?

Duam të paraqitemi më mirë se në Botërorin e 2018-ës, por hap pas hapi dhe me koherencë. Dhe duam t'u tregojmë

lojtarëve të rinj se të luash për Belgjikën nuk është pak. Gjermania zhgënjeu në Botërorin e 2018-ës. Cili është pozicioni juaj tani? Gjermania po ndërton një skuadër të re dhe u uroj më të mirat në këtë aspekt. Në futbollin profesioni­st njihet shumë mbi privatësin­ë e lojtarëve... Askush nuk di shumë për mua. Mendoj se është metodë e mirë për mua për të treguar pak. Gjatë fëmijërisë suaj, familja juaj nuk kishte shumë para. Dikur keni thënë se për ju ka qenë e vështirë. Çfarë donit të thoshit saktësisht me këtë? Jam rritur në kushte të vështira, por edhe ajo periudhë ka pasur aspektet pozitive. Nuk mendoj se jam i vetmi i rritur në një situatë të tillë. Dhe nga kjo kam krijuar një mentalitet të fortë. Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Vazhdoj të bëj më të mirën. E vetmja gjë që nuk më pëlqen janë njerëzit pa respekt. Çfarë kujtoni nga fëmijëria juaj?

Më pëlqente shumë të luaja futboll. Duke parë prapa, vlerësoj edhe momentet që më është dashur të kaloj, sepse më kanë bërë njeriun që jam sot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania