Panorama Sport (Albania)

“Konte mbeti i ngrirë kur Perisiç i dha lamtumirën”

-

"Perisiç është shumë, shumë i lumtur. Bajerni i Mynihut është klubi më i mirë. Ivani është tepër i kënaqur nga mikpritja në klub dhe nga gjithçka tjetër. Edhe Interi është treguar fantastik me të, por ky transferim është një tjetër hap përpara në karrierën e kroatit. Një rikthim i mundshëm tek Interi? Kurrë mos thuaj kurrë, por kësaj pyetjeje nuk mund t'i jap tani një përgjigje. Lamtumira me klubin italian ishte shumë miqësore, gjithçka në mënyrën më korrekte dhe fantastike të mundshme". Janë këto fjalët e Frane Jurçeviç, mikut më të ngushtë dhe mbi të gjitha menaxherit të "Ivanit të Tmerrshëm", në një intervistë që ai ka dhënë për "Sportske". Agjenti, i cili kompletoi transferim­in në Bavari, së bashku me avokatët Tomislav Kasalo dhe Nedad Jestroviç, shpjegon, më saktë zbulon edhe sesi e priti trajneri i Interit, Antonio Konte, lamtumirën e kroatit nga Milano. "Kur Ivan i lajmëroi Kontes se do të largohej nga skuadra, ai mbeti i ngrirë. Shkoi pikërisht kështu, nuk kam pse të gënjej. Pas asaj që kishte përcjellë për ditë me radhë media, se trajneri i Interit nuk kishte besim te Perisiç, në të vërtetë ka qenë krejt e kundërta. Një ditë, pasi nisën të qarkulloni­n në media këto gjëra, Konte ndali stërvitjen, afroi Perisiçin dhe ia tha në sy të skuadrës se ishte shumë i nervozuar me atë që kishin shkruar gazetarët dhe që nuk ishte aspak e vërtetë. Ai e ftoi klientin tim që të qetësohej dhe të punonte i qetë, pa i marrë parasysh në asnjë moment gjithçka shkruhej, por duke i konfirmuar se po mendonte që ta transformo­nte në sulmues qendre, jo më në një anësor të mesfushës. Kjo është e vërteta, - vazhdon Jurçeviç. - Gjithsesi, këto zëra të medias vunë në lëvizje Bajernin e Mynihut dhe kur drejtuesit e tyre mbërritën në Milano për të ftuar Perisiçin që të kalonte në radhët e tyre, këtu ndryshoi gjithçka. Ivani ishte tepër i interesuar për të pasur një rikthim në Gjermani, por vetëm për të veshur bluzën e Bajernit dhe asnjë skuadre tjetër. Madje, nëse doni ta dini, si Perisiç, ashtu sikurse edhe unë shtymë me forcë për dy-tri ditë me radhë që shitja të ishte definitive, të shmangnim formulën

e huazimit, por dëshira jonë ishte aq e madhe për të luajtur në Bavari, sa pranuam edhe kushtin e vënë nga Rumenige dhe Salihamixh­iç. Pasi u ulëm dhe biseduam të gjitha detajet në tavolinë me krerët e Bajernit të Mynihit, në një moment Perisiç u çua në këmbë dhe tha: 'unë jam një luftëtar. Besoj te

vetja dhe do të vij te ju, qoftë edhe në huazim. Jam i bindur se ky është hapi i duhur për të bërë dhe jam i bindur gjithashtu se këtë sezon do të fitojmë së bashku Ligën e Kampioneve'. Këto fjalë i pëlqyen shumë edhe Rumeniges dhe kaq mjaftoi që të hidhnim firmat", përfundoi Frane Jurçeviç.

 ??  ?? Frane Jurçeviç
Frane Jurçeviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania