Panorama Sport (Albania)

Emre Xhan shndërrohe­t në problem, Sarri mendon ta djegë gjermanin

Trajneri i ri nuk e sheh pjesë të projektit, mund të shitet

-

Emre Xhan dhe Juventusi mund të vendosin që të shpallin “divorcin” pas vetëm një viti bashkëjete­së. Mesfushori gjerman, i cili mbërriti verën e kaluar nga Liverpuli me parametër zero (u paguan vetëm 16 milionë euro komisione, 10 lojtarit për firmën dhe 6 milionë euro menaxherit të tij), ndoshta mund të vendosë që të kërkojë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm. Deri pak muaj më parë, me trajnerin Masimilian­o Alegri, ai ishte një ndër pikat më të forta, madje me një rol “alla Bekenbauer”, ai çorientoi totalisht Atletikon e Madridit në përmbysjen e madhe në Torino, por, me sa duket, “magjia” ka

mbaruar me të mbërritur në stol Mauricio Sarri. Trajneri 60-vjeçar, edhe pse është mbështetur shumë te Emre Xhani në miqësoret e verës, ku gjermani ishte lojtari më i aktivizuar prej tij, duket se nuk është bindur plotësisht nga mënyra se si ish-liverpulas­i interpreto­n skemat. Madje, në disa raste, Sarri

është parë edhe shumë nervoz me numrin 23 të Juventusit për ndërhyrjet e shpeshta që ai shkakton ndaj rivalëve, duke parë shpeshherë edhe kartonin e verdhë përpara fytyrës së tij. Dhe ndoshta të gjitha këto janë arsyeja pse kreu i pankinës së “Zonjës së Vjetër” u ka shprehur drejtuesve mundësinë për të nxjerrë në merkato dhe, pse jo, me ofertën e duhur, të paktën prej 40 milionë eurosh, mund të mbushin arkat. Burime pranë kampionëve të Italisë nënvizojnë se Sarri është gati që t’i besojë sërish rolin e titullarit “profesorit” Sami Khedira, sepse duke parë edhe vështirësi­të që po has Aron Ramsej

për të gjetur formën optimale, mund të jetë sërish Khedira ai që do ta udhëheqë fazën defensive të repartit të mesfushës. Për momentin, këto janë vetëm zëra, sepse askush nga drejtuesit nuk është prononcuar mbi vërtetësin­ë e këtij lajmi apo faktin nëse në drejtim të Emre Xhanit mund të ketë oferta,

por sigurisht që vetëm spekulimet e medias mund të bëjnë që situata mes trajnerit dhe futbollist­it të nisë të acarohet, prandaj për të shuar apo për t’i dhënë konfirmime këtij “problemi” që mund të ketë lindur, pritet një reagim nga vetë protagonis­tët ose, akoma më mirë, nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania