Panorama Sport (Albania)

Moise Kin: Ronaldo më shtyu që të lija Juventusin

“Do t’i jem gjithmonë borxhli ish-ekipit tim, më rritën”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas lamtumirës nga Ju ventusi, Moise Kin është përqendrua­r në aventurën e re në Premier Ligë, ku në javën e parë luajti 25 minuta me fanellën e Evertonit. Gjithsesi, ish-sulmuesi bardhezi rikthehet të flasë për “Zonjën e Vjetër” dhe për arsyet që e shtynë për të lënë Torinon për Liverpulin (Evertoni është skuadra e dytë e Liverpulit). “Përpara se të vendosja përfundimi­sht për t’u larguar nga Juventusi fola me disa prej atyre që më kanë qëndruar më pranë në skuadër, disa prej atyre që i quaja shokë. Madje, këtë e bëra edhe me Kristiano Ronaldon, i cili më shtyu që të pranoja ofertën e Evertonit. Ai më tha që të ndjek ëndrrat e mia, por nëse doja vërtet të arrija gjithçka kisha shpresuar në jetë, duhet të vazhdoja që të punoja po aq fort sa punoja te Juventusi përkrah tij”. Dhe sigurisht që kur një figurë si CR7 të këshillon, është e vështirë që të mos e ndjekësh, madje pa frikë, duke parë edhe vlerësimin që portugezi kishte për 19-vjeçarin. Dhe Moise Kin nuk pati frikë që të ndërronte totalisht ambient, duke udhëtuar disa mijëra kilometra larg Italisë për të nisur një aventurë të re. Një zgjidhje kurajoze, por që e motivoi edhe më shumë ish-sulmuesin bardhezi. “Nuk kam pengje që u largova nga Juventusi, sepse në futboll, nëse e meriton, rrugët mund të bashkohen sërish. Unë jam nga ata djem që nuk kam pasur kurrë frikën që të marr përgjegjës­i të mëdha mbi shpatulla. Kam luajtur gjithmonë me fëmijë më të

mëdhenj sesa unë dhe për këtë arsye jam ndier gjithmonë më i fortë sesa moshatarët e mi, vazhdon futbollist­i i datëlindje­s 2000. – Ajo që më nervozon dhe më shqetëson në futboll, është racizmi. Kjo është një sëmundje që duhet ta luftojmë të gjithë së bashku.

Kur unë e vuajta diçka të tillë, sezonin e kaluar në Kaljari, Juventusi më qëndroi pranë, më mori në mbrojtje, më shoi nervozizmi­n brenda meje dhe të gjithë shokët, Kielini, Ronaldo, të gjithë, më përkëdhelë­n. Dua t’i falënderoj. Atë moment nuk do ta harroj kurrë”.

 ??  ?? Momenti kur tifozi që pushtoi fushën, pas fitores së Superkupës së Europës, rrëshqiti dhe dëmtoi në kavilje portierin Adrian
Momenti kur tifozi që pushtoi fushën, pas fitores së Superkupës së Europës, rrëshqiti dhe dëmtoi në kavilje portierin Adrian
 ??  ?? Kin, në stërvitje me Evertonin
Kin, në stërvitje me Evertonin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania