Panorama Sport (Albania)

Juve, Milan, Inter e Napoli, Sançez fut në “sherr” 4 klube

Sulmuesi kërkon largimin, por Solskjaer nuk e lëshon

-

Aleksis Sançez, ashtu si Pol Pogba apo edhe Romelu Lukaku që e plotësoi dëshirën duke firmosur me Interin, është ndër ata lojtarë që kërkojnë të largohen nga Mançester Junajtid. Edhe pse në radhët e “djajve të kuq” ai është shndërruar në futbollist­in më të paguar të Premier Ligës, me 600 mijë euro në javë (përfshirë bonuset), sulmuesi kilian është gati që të heqë dorë nga kjo pagë e majme vetëm për t’u rikthyer aty ku ndihej i lumtur, në Serinë A. Siç raporton “Daily Mail”, menaxheri i tij ka zbarkuar në Itali duke ua ofruar Sançezin katër skuadrave më të mëdha, Juventusit, Milanit, Interit dhe Napolit. Në rastin e bardhezinj­ve, një akord i mundshëm duket i vështirë, por nëse Paulo Dibala vendos në momentet e fundit që të ndërrojë ambient dhe të pranojë PSG-në, sigurisht që një marrëveshj­e nuk do të ishte e pamundur. Milani gjithashtu do ta mirëpriste, duke parë vështirësi­të që po has në çështjen “Korrea”, por do të pranonte vetëm nëse Junajtid mund ta huazonte me të drejtë blerjeje ose një blerje me këste. Interi gjithashtu është një opsion shumë i mirë, sepse me një si Antonio Konte pikërisht lojtarët e profilit të Sançezit do t’i bënin punë, aq më shumë pas largimit edhe të Ivan Perisiçit. Por edhe Napoli është një kandidat shumë i fortë, pasi Sançez është një “sozi” e Lozanos së PSV-së, me të cilin po bisedojnë, por dëmtimi i meksikanit po vonon firmat. Tani, emri i kilianit është në tavolinat e katër klubeve më të mëdha, por ndërsa drejtuesit e tyre bëjnë vlerësimet e rastit, nga Anglia, trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, kërkon t’i japë një shans: “Nuk më intereson sa para fiton Sançez, sepse nuk ia kam firmosur unë atë kontratë. Unë di të them se ai është një futbollist që e kam në planet e mia, pasi po flasim për një sulmues shumë cilësor. E dua në skuadër, dua ta shoh edhe një herë në ritmet e tij. Ky është mendimi im i qartë dhe i vetëm”, nënvizonte në konferencë­n e djeshme norvegjezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania