Panorama Sport (Albania)

Pep Guardiola: Kujdes, luajmë ndaj nënkampion­ëve të Europës

-

Mançester Siti do të presë sonte në orën 18:30 skuadrën e Totenhemit. Trajneri spanjoll i ka cilësuar “Spurs”-at si skuadrën e dytë më të fortë në Europë, ndaj kërkon përqendrim maksimal në fushën e lojës. “Sa të mirë janë ata? Unë mendoj se ata janë skuadra e dytë më e mirë në Europë. Kaq mjafton për të kuptuar rëndësinë e ndeshjes”, u shpreh Guardiola për “Daily Mail”. “Që kur kam ardhur në Angli, ata kanë qenë gjithmonë një kundërshta­r i fortë. Ndeshjet kundër tyre nuk janë asnjëherë të lehta”. Siti arriti të fitonte ndeshjen e parë të sezonit me një rezultat të thellë 5-0 ndaj Uest Hemit në transfertë duke treguar se edhe në këtë sezon ata do të jenë favoritët kryesorë për të fituar kampionati­n. “Në sezonin e kaluar, ndeshja jonë e parë ka qenë kundër Arsenalit në “Emirates”, ky është shorti dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë rreth përballjes kaq të shpejtë ndaj Totenhemit”. Pep mendon se ky sezon do të jetë ndryshe nga ai i fundit. Kjo pasi skuadrat janë forcuar shumë dhe kërkojnë të fitojnë sa më shumë trofe. “Kemi parë deri tani një Junajtid në formë të mirë. Arsenali ka blerë disa lojtarë të rëndësishë­m, si David Luiz dhe Lakazet. Totenhemi gjithashtu. Do të jetë një sezon plot rivalitet”. Kujtojmë se edhe Siti nuk

ka mbetur statik në merkaton e verës që u mbyll para një jave në Premier Ligë. Kampionët në fuqi siguruan mesfushori­n spanjoll, Rodri nga Atletiko e Madridit për 80 milionë euro, duke i shtuar skuadrës një lojtar me shumë kualitet. Qytetarët gjith

ashtu i rezistuan shitjes së Leroi Sanesë që gjithsesi do t’i mungojë skuadrës pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Superkupës së Anglisë ndaj Liverpulit para disa ditësh. Në këtë sezon të ri, Guardiola kërkon të përsërisë suksesin e vitit të kaluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania