Panorama Sport (Albania)

Tifozi dëmton Adrian, Liverpuli luan me portierin e 3-të

Ndaj Sauthempto­n do të luajë një “i panjohur”

-

Portieri i skuadrës së Liverpulit, Adrian, hero në Superkupën e Europës të fituar kundër Çelsit të mërkurën, ka pësuar një dëmtim të pabesueshë­m. Spanjolli, i cili luajti në vend të portierit të parë, i dëmtuari Alison, në formacioni­n titullar të të kuqve, është në dyshim për ndeshjen e sotshme të Premier Ligës kundër Sauthempto­n. Menjëherë pasi ka pritur penalltinë e Abraham, atë që i dhuroi skuadrës së Klop trofeun prestigjio­z, Adrian është mbuluar menjëherë nga shokët e skuadrës dhe stafit të Liverpulit, të cilët kanë shkuar drejt tij për të festuar fitimin e trofeut. Ajo që nuk është vënë re ka qenë hyrja e një tifozi, i cili gjithashtu ka shkuar të festojë me lojtarët dhe portierin e “reis”ave. I riu pa ndonjë qëllim të keq ka shkuar drejt Adrian duke rrëshqitur dhe e ka goditur portierin në rënie e sipër, i cili është çuar në këmbë pak më mbrapa. Megjithatë, kjo ndërhyrje i ka shkaktuar një dëmtim spanjollit, i cili, siç e konfirmoi edhe vetë Klop, është në dyshim për ndeshjen e sotshme: “Kavilja e tij është e fryrë për momentin. Është e pabesueshm­e se si kjo gjë ka ndodhur”, ka thënë trajneri gjerman. Me Alison të dëmtuar, në vend të spanjollit mund të luajë portieri i tretë i Liverpulit, 35vjeçari Andi Lonergan, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Premier Ligë. Një shqetësim jo i vogël ky për skuadrën kampione të Europës,

e cila tani duhet të mendojë se si të dalë nga kjo situatë aspak e zakonshme. Kujtojmë se objektivi kryesor i skuadrës angleze në këtë sezon është të fitojë kampionati­n anglez, një trofe që mungon prej shumë vitesh në qytetin e “Beatles”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania