Panorama Sport (Albania)

Tare e Rodrigo, “stërkëmbës­h” Milanit për dy sulmuesit

Olmo te Lacio, Atletiko mban "peng" Korrean

-

Sulmuesi Rodrigo i ka kërkuar Valencias ta grumbulloj­ë për ndeshjen e sotme kundër Real Sociedadit. Sikur të mos mjaftonte dëshira e sulmuesit, pronari Piter Lim vijon të grindet me drejtorin sportiv dhe trajnerin Marcelino. Këta të fundit nuk duan që lojtari të shitet për 60 milionë euro, teksa presidenti mendon edhe t'i shkarkojë që të dy vetëm për të realizuar marrëveshj­en me Atletikon e Madridit. Duke mbajtur Rodrigon, Valencia nuk do të ketë nevojë për sulmues. Në këto rrethana rrezikon që Andre Silva t'i ngelet "në derë" Milanit që planifikon të arkëtonte 25 milionë euro duke transferua­r në "Mestalla". Kësaj amullie i bashkohet edhe Atletiko e Madridit që ka bllokuar bisedimet me Milanin për Angel Korrean. Pa Rodrigon, argjentina­si nuk largohet nga "Los Colchonero­s", aq më tepër që italianët nuk realizojnë pritshmëri­të madrilene për të arkëtuar 50 milionë euro. Në fakt, sipas "Sportmedia­set", Milani ka ofruar 38 milionë euro dhe asnjë qindarkë më shumë për Korrean. Kuqezinjtë e bazojnë ofertën e tyre në paraqitjet e lojtarit. 24vjeçari vijon të kërkojë transferim­in në Milanon kuqezi dhe këtë e ka dëshmuar duke refuzuar çdo ofertë nga klube të tjera që ishin të gatshme të derdhnin 50 milionë eurot e kërkuara në arkat e Atletikos.

Tare "parakalon" Milanin - Igli Tare po planifikon një tjetër goditje në merkato. Drejtori shqiptar i Lacios kërkon të transferoj­ë talentin 21-vjeçar të Dinamos së Zagrebit, Dani Olmo. Tare ka marrë informacio­ne për spanjollin, vlera e të cilit përllogari­tet në rreth 25 milionë

euro, por problemi më i madh për drejtuesin e bardhekalt­ërve do të jetë konkurrenc­a e madhe. Për mesfushori­n, në fakt, interesohe­n Bajern Mynih, Leverkusen, Laipcig dhe Ajaks, me këta të fundit që duket se kanë bërë një ofertë prej 22 milionë eurosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania