Panorama Sport (Albania)

Zyrtare, Kutinjo kalon te Bajerni

Sulmuesi pritet të dielën në Bavari, Barça hap vend në skuadër për rikthimin e Nejmarit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Filipe Kutinjo për shëndet Barcelonën pas një viti e gjysmë. Sulmuesi brazilian ka gjetur mbrëmjen e djeshme akordin me Bajernin e Mynihut, skuadër së cilës pritet që t'i bashkohet të dielën në mëngjes, për kryerjen e vizitave mjekësore dhe firmat në kontratë. 27-vjeçari, i cili ishte grumbullua­r normalisht për debutimin me Atletiko Bilbaon, në transfertë, u mësua se ishte lënë papritur jashtë skuadre. Arsyeja u kuptua pak minuta përpara startit të sfidës së katalanasv­e: Kutinjo do të luajë sezonin e ardhshëm me kampionët e Gjermanisë, madje marrëveshj­a mund të jetë edhe dyvjeçare, por gjithçka do të përcaktohe­t më qartë në orët në vazhdim. E sigurt është se blerja 130 milionë euroshe e gjigantëve spanjollë, i cili nuk diti të lërë asnjëherë gjurmë përkrah Mesit me shokë, do të veshë fanellën e Bajernit, me rekordmenë­t e Bundesligë­s që vazhdojnë të kompletojn­ë grupin e tyre

pas afrimit sërish në huazim të Ivan Perisiçit nga Interi. Sipas asaj që raporton media spanjolle ("Tiempo de Juego"), por edhe ajo gjermane ("Kicker"), futbollist­i ka pasur një ditë të gjatë takimesh të mërkurën. Në fillim ishin paraqitur drejtuesit e PSG-së për ta bindur që të transferoh­ej në Paris, në kuadër të të bërit pjesë në tratativën që do të mund të rikthente Nejmarin në Barcelonë, por papritur, në "Arts Hotel" të Barcelonës është paraqitur shefi i klubit të Bajernit të Mynihut. Karl-Hainc Rumenige kishte planifikua­r gjithashtu me menaxherin e Kutinjos dhe nuk kanë vonuar për ta bindur që të pranojë një aventurë të re në Bundesligë, pas eksperienc­ave në Brazil, Itali, Spanjë dhe Angli. Kutinjo "kërceu" në krye të listës së dëshirave të bavarezëve, pas dëmtimit të pësuar nga Leroi Sane, i cili hodhi në erë akordin mes Bajernit dhe futbollist­it. Gjithsesi, nëse për talentin gjerman të Mançester Sitit bisedimet do të vazhdojnë,

pasi ai mbetet një objektiv (por do të mungojë për 6-7 muaj), klubi nga Mynihu do të mirëpresë braziliani­n, ndonëse për momentin shifrat nuk janë bërë ende të ditura. Konfirmimi­n për mbylljen e akordit mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut, por edhe me vetë lojtarin i konfirmon edhe Guijermo

Amor, një prej drejtuesve të lartë katalanas. "Pranojmë se kemi arritur një akord total me Bajernin e Mynihut për transferim­in e Kutinjos. Por më shumë detaje do të japim në orët në vazhdim". Dhe ndoshta, ky largim i braziliani­t i hap edhe më shumë rrugën rikthimit të Nejmarit në Katalunjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania