Panorama Sport (Albania)

Një muaj larg fushave, Hazard tmerron Realin

Rrezik ridëmtimi, mjekët madrilenë predikojnë kujdes

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ka nisur në mënyrën më të keqe sezoni i Eden Hazardit në kampionati­n spanjoll. Belgu duhet të debutonte sot në ora 17:00 ndaj Selta Vigos, por sipas raportit mjekësor të klubit, diçka e tillë do të jetë e pamundur pasi ai ka pësuar një dëmtim në kofshë. Lajmi bëhet edhe më i rëndë duke pasur parasysh faktin se lojtari do t'i mungojë skuadrës për të paktën një muaj. Diagnoza është bërë menjëherë e njohur nga vetë "Los Blancos" që në një komunikatë për mediat, kanë sqaruar: "Nga analizat dhe testet klinike të zhvilluara pas stërvitjes së sotme (djeshme), Eden Hazardit i është diagnostif­ikuar një dëmtim në pjesën e përparme të kofshës së majtë. Lojtari do të mbahet nën mbikëqyrje teksa do t'u nënshtrohe­t rishtazi testeve në fillim të javës. Jemi në pritje të përditësim­eve". 1 MUAJ JASHTË

Megjithëse te Reali përmendin teste dhe zhvillime të reja, parashikim­et fillestare flasin për një muaj pushim të detyruar për Hazardin. Tri ose katër javë pushim janë të domosdoshm­e në të tilla raste, sepse rreziku i dëmtimit në të njëjtën pikë është shumë i lartë. Pjesa e përparme e kofshës merr ngarkesë maksimale në vrapime dhe sidomos gjatë goditjeve. Megjithëse nuk është këmba e preferuar e 28vjeçarit, nevojitet riaftësim total përpara se mjekët të japin

miratimin e tyre që lojtari të kthehet në dispozicio­n të Zinedin Zidanit. Për këtë arsye, për belgun do të duhet kujdesi maksimal, sepse ai është edhe kolona ku Reali synon të mbështesë skuadrën që do të tentojë të thyejë hegjemonin­ë e Barcelonës në kuadër të kampionati­t.

Në këto kushte, duke parë edhe mënyrën se si do të ecë faza rehabilitu­ese, Hazard mund t'u bashkohet shokëve të Realit rreth mesit të shtatorit. Kjo do të thotë se ai nuk do të mund t'i përgjigjet kombëtares së Belgjikës për eliminator­et e Europianit të vitit 2020.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania