Panorama Sport (Albania)

Zidan prova paqeje me Hames dhe Bejl: Janë heronjtë tanë

Zizu afron Hames, por driblon Pogba e Nejmar

-

Nuk është një moment i mirë për Realin e Madridit. Miqësoret parasezona­le kanë nxjerrë në pah problemet në manovër dhe gjendjen fizike të ekipit të Zinedin Zidan. Dëmtimi i Hazardit është një tjetër shtesë në listën e shqetësime­ve të Zizusë, që mendon të zëvendësoj­ë belgun me "armikun" Garet Bejl. Uellsiani ishte ndër të padëshirua­rit e teknikut francez, i cili në konferencë­n e djeshme për shtyp u shpreh: "Gareti dukej sikur do të largohej, por ja që është akoma këtu me ne. Përderisa bën pjesë në grup, synoj të mbështetem edhe tek ai. Na ka ndihmuar të fitojmë Champions-in dhe do të jetë gjithnjë hero për Realin. Uroj që të gjithë lojtarët të më vendosin në vështirësi kur duhet të zgjedh formacioni­n, aq më tepër tani që nuk do ta kemi për disa kohë Edenin".

Selta dhe merkato

Sfida e parë e kampionati­t është ndaj Selta Vigos sot në ora 17:00. Transfertë e vështirë për madrilenët, por Zizu i ka idetë e qarta: "Selta është një skuadër cilësore. E dimë konkurrenc­ën e lartë në kampionat, ndaj do të duhet një ndeshje e madhe për të marrë tri pikët. Loja e bukur dhe fitorja është gjëja më e rëndësishm­e për mua në këto momente, sepse nëse del nga fusha me tri pikë, do të thotë se ke luajtur mirë. Ka shumë rëndësi që nesër (sot) të dhurojmë një paraqitje të mirë". Merkatoja vijon të jetë e hapur dhe Reali i Madridit vijon të jetë në qendër të zërave për transferim­et e yjeve si Nejmar apo Pol Pogba. I pyetur mbi këtë argument, Zidan shpjegoi: "Jam tejet i kënaqur me lojtarët që kam në organikë dhe përqendroh­em vetëm tek ata. Jemi përpara një ndeshje dhe duhet të mendojmë për sfidën me Seltën. Pogba dhe Nejmar u përkasin dy klubeve të tjera. Sa më përket, nuk kam asnjë dyshim se në ekip kam lojtarët më të mirë në botë".

Kolumbian

Ashtu si Bejl edhe Hames Rodrigez përflitet për një largim nga Reali. Ai kërkohet nga disa klube, por Zidan shprehet i lumtur për praninë e kolumbiani­t në ekipin që drejton. "Dinamikat ndryshojnë në çdo ekip, por do të mbështetem edhe te Hames për sa kohë është këtu. E kam parë në formë dhe jam i lumtur që është me ne".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania